07 Maj 2025

Pilotët e Lufthansas në grevë, anulohen 790 fluturime

Frankfurt, 20 mars - Me ftesë të sindikatave të pilotëve gjerman Vereinigung Cockpit (VC), pilotët e kompanisë Lufthansa sot hynë në grevë dhe paralajmëruan vazhdimin e protestës së tyre për shkak të pakënaqësive të negociatave stafin menaxhues të kompanisë mbi çështjet e kontratave kolektive dhe të drejtat e pensionimit.

Lufthansa deklaron se pilotët hynë në grevë 24-orëshe mbrëmë rreth orës 00:01 dhe për këtë shkak do të anulohen 790 fluturime të linjave të shkurtra dhe të mesme. Në deklaratë gjithashtu thuhet se nga greva janë prekur drejtpërdrejt 84.000 pasagjerë. Nga sindikata CV, njoftohet se greva do të vazhdojë dhe nesër, ndërsa u bëjnë thirrje edhe pilotëve të linjave të gjata, si dhe punonjësit e departamentit të Lufthansa Cargo për t\'u bashkuar me grevën nesërme.

Sindikata kërkoi falje të gjithë udhëtarëve të cilët e pësuan për shkak të grevës. Janë formuar radhë të gjata nga mijëra pasagjerë të cilët në zyrat e biletave në aeroportin e Frankfurtit përpiqen për të ndryshuar planin e udhëtimit.

Stafi menaxhues i Lufthansës gati një vit realizon bisedime të pasuksesshme rreth çështjeve të marrëveshjeve kolektive me përfaqësuesit e sindikatave CV. Çështja më e rëndësishme dhe më e vështirë në negociata është e drejtë e pensionimt, ku kompania ka në plan që të rris moshën e pensionimit.

Pilotët e Lufthansa-s në 12 muajt e fundit 12 herë kanë hyrë në grevë, gjatë të cilave janë anuluar mijëra fluturime dhe kompanisë i janë shkaktuar humbje materiale prej afër 220 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)