03 Maj 2024

Përzgjedhet Këshilltari i Transaksionit për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 29 shkurt - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, njofton opinionin publik se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së Këshilltarit të Transaksionit për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK-së).

Në këtë proces fillimisht, kishin konkurruar dymbëdhjetë kompani dhe konsorciume nga ku ishin përzgjedhur për para-kualifikim 6. Pesë nga gjashtë kompanitë apo konsorciumet e para-kualifikuara, anë marrë pjesë në fazën e dytë të tenderit, duke konkurruar për këshilltar të transaksionit në këtë proces.

Kompanitë apo konsorciumet e para-kualifikuara që kanë dozuar dosjet e tyre në fazën e dytë të tenderit janë: Ernst & Young, Poloni; ING Bank NV në konzorcium me K&L Gates LLP;
Lazard Freres  S.A.S, në konzorcium me Raiffeisen Investment AG; PWC, Poloni
Zagrebacka Banka, UniCredit Group në konzorcium me Schoner Rechtsnawalte, Baker Tilly Makedonija dhe Analysis Mason.

Për analizimin e dosjeve të kompanive që kanë aplikua, Komisioni Qeveritar i Privatizimit, ka caktuar një komision profesional vlerësues, të përbërë nga shërbyes të lartë civil, nga secila ministri pjesëmarrëse në KQP.

Pas analizimit të ofertave teknike dhe financiare të të gjitha kompanive pjesëmarrëse në këtë proces, me rekomandimin e Komisionit Vlerësues, kompania  Lazard Freres  S.A.S (në konzorcium me Raiffeisen Investment AG) është përzgjedhur si Këshilltar i Transaksionit i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, për procesin e shitjes së 75% të aksioneve të PTK-së.

KQP vlerëson se pjesëmarrja në këtë proces i një numri të madh të kompanive të dëshmuara në nivel ndërkombëtar dhe përzgjedhja e një konsorciumi shumë të suksesshëm dhe me përvojë në të gjithë botën por edhe në rajon, për ofrimin e shërbimeve të transaksionit, garanton kualitet shumë të lartë të ofrimit të shërbimeve nga konsorciumi i kompanive të përzgjedhura.  Gjatë përzgjedhjes së bërë për këtë proces janë përdorur standardet më të larta ndërkombëtare për procese të tilla.

Konsorciumi i kompanive fituese të këtij tenderi përbëhet nga dy kompani shumë të njohura. 

Lazard, njëra nga kompanitë më të njohura këshilluese financiare në botë, vepron në 27 shtete të ndryshme në të gjithë globin. Kjo kompani vepron nga viti 1848 dhe ofron këshilla mbi bashkimet dhe blerjet, çështjet strategjike, ristrukturimin dhe strukturën e kapitalit, të rritjes së kapitalit dhe financave të korporatave, si dhe shërbimet e menaxhimit të aseteve në shoqëritë, ortakëritë, institucionet, individët.

Ndërsa, Raiffeisen Investment AG është lider si Këshillues në Financat Korporative të Evropës. Grupi i Bankave të Raiffeisen ka një nga rrjetet më të forta të bankave komerciale dhe bankave investuese ne Evropën Qendrore & Lindore dhe zyrat përfaqësuese në tërë botën, që operojnë 3,200 degë me 60,000 të punësuar.

Përveç vendeve tjera, Raiffeisen ka ofruar këshilla të transaksionit për më shumë se 250 procese të privatizimit në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa gjatë dekadës së kaluar ka qenë veçmas shumë aktiv në sektorin e telekomit, ku ka marrë pjesë në shumicën e privatizimeve më të mëdha në këtë sektor të kryera në rajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)