06 Maj 2025

Përurohet asfaltimi i fazës së parë të rrugës Deçan - Kozhnjerë

Deçan, 23 nëntor - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë dhe zëvendësministri Fehmi Mujota vizituan Komunën e Deçanit, ku u takuan me kryetarin e kësaj komune, Rasim Selmanaj.

Më pas, ministri Zharku përuroi përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë tek ura në fshatin Lloqan.

Ministri Zharku shprehu kënaqësi që gjendet në Deçan, për të përuruar projektet infrastrukturore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Deçanit.

“Asfaltimi i fazës së parë të rrugës Deçan-Kozhnjerë ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson lidhjen e shqiptarëve në të dy anët e kufirit me Malin e Zi. Do të mundohemi që së bashku me Qeverinë të bëjmë zgjidhje në financimin e kësaj rruge deri në përfundimin e saj. Ne do të vazhdojmë me investimin e projekteve të tjera në këtë komunë edhe në vitin tjetër”, tha ministri Zharku.

Kryetari Selmanaj falënderoi ministrin Zharku për financimin e këtyre projekteve infrastrukturore në komunën e Deçanit.

Po ashtu, ministri Zharku inauguroi në qendër të Deçanit projektin për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”, ndërsa në rrugën e Dobrunjave inauguroi projektin për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi” (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq inauguroi projektin për asfaltimin e rrugëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)