26 Mars 2023

Përfundon vlerësimi i pronave për 27 km të autostradës

Prishtinë, 7 korrik  - Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) njofton se ka përfunduar vlerësimi i pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i shpronësimit për 27 kilometrat e para, përkatësisht segmenti 1 dhe 2 Vermicë – Prizren.

Procesi ka perfudnuar  për zonat Kadastrale: Vermicë,  Zhur, Poslishte, Vlashnje, Prizren, Atmaxhe, Arbanë (Dushanovë), Petrovë, Trepeticë, Velezhë, Shpenadi, Caparcë dhe Novokë

Materialet sipas njoftimit i janë dërguar qytetarëve të zarfuara përmes postës në adresat e tyre.

MEF gjithashtu njofton se të gjitha palët pronat e të cilëve janë objekt i shpronësimit mund të tërheqin materialet e vlerësimit së bashku me vendimet përfundimtare në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)