29 Prill 2024

Përfundon faza e parë e inspektimit të operatorëve të telefonisë mobile

Prishtinë, 29 dhjetor - Në vazhdën e aktiviteteve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Nr/03/L-172, implementimit të  Planit të Punës për vitin 2011, zbatimit të rekomandimeve të cilat nga Raporti i Progresit i Komisionit Europian, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar fazën e parë të inspektimit të operatorëve të telefonisë mobile të cilët operojnë në Kosovë.

Gjatë fazës së parë të kontrollit nëpër kompanitë e operatorëve mobil,komisioni i formuar për këtë qëllim ka kryer kontrollin e detajuar në bazë të autorizimeve që dalin nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke bërë verifikimin e sigurimit të mjaftueshëm të hapësirave  ku trajtohen të dhënat personale,masat e sigurisë në vendet dhe hapësirat ku ruhen ato të dhëna si dhe saktësinë e të dhënave personale që kolektohen nga abonentët respektiv të operatorëve gjegjës.

Në këtë kuadër komisioni ad-hoc i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,pas analizës së raporteve dhe inspektimit të vendit dhe hapësirave të operatorëve të telefonisë mobile,me ç’rast trajtohen të dhënat personale të abonentëve,ka nxjerrë përfundimet se operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, tejkalojnë qëllimin për të cilin janë grumbulluar apo përpunuar dhe çfarëdo mbajtje apo depozitim i mëtutjeshëm përbën shkelje ligjore dhe si i tillë është i sanksionuar.

Për më tutje, komisioni në bazë të të gjeturave fazave të inspektimit nëpër operatorë,për të lartpërmendurit ka marrë vendim për ndërmarrjen e  masave vijuese si:
-asgjësimin e të gjitha kopjeve fizike dhe elektronike të dokumenteve të depozituara me rastin e verifikimit të të dhënave personale abonentët të cilët nuk janë aktiv dhe të cilët i kanë kryer detyrimet apo pasi t’i kenë përfunduar procedurat gjyqësore;

-marrjen e masave për sigurimin e masave për ruajtjen e dosjeve fizike,bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;

-mosmbajtjen e kopjeve fizike dhe atë asnjë lloj dokumenti që përmban të dhëna personale pasi të kenë përfunduar procedurat e verifikimit dhe përcaktimin e një zyrtari përgjegjës për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale brenda strukturave organizative të kompanive gjegjëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)