29 Prill 2024

Pegasus tash edhe në Prishtinë

Prishtinë, 28 tetor - Rritja e shpejtë e Pegasus Airlines në Ballkan vazhdon me inkuadrimin e fluturimeve në destinacionin e ri, Prishtinë – Stamboll duke filluar prej vetëm €29.99

Pegasus Airlines fillon me orarin e fluturimeve prej Prishtinës për Stamboll më 17 Tetor 2011. Biletat për Pegasus Airlines, të cilat e rrisin rrjetin e fluturimeve deri tek numri i 49-të në 22 shtete, do të jenë aktive në shitje prej €29.99 (me taksa).

Relacioni i ri ndërmjet Prishtinës dhe aeroportit Sabiha Gokcen në Stamboll, i cili fillon më 17 Tetor do të operojë tre herë në javë (Hëne, Mërkure dhe Shtune) duke e bërë destinacionin e 30-të Internacional të Pegasus.

Pegasus Airlines filloi fluturimin e parë të tij të brendshëm, të planifikuar, me 1 nëntor 2005, duke krijuar dhe implementuar për herë të parë strategjinë e kompanisë së parë Turke “me kosto të ulët” (Low cost airlines).

Duke përzgjedhur aeroportin Sabiha Gökçen për aeroportin kryesor dhe shpërndarës, Pegasus Airlines prezenton para publikut turk mënyrën më të lehtë për të fluturuar rehatshëm dhe me kosto të ulët.

Me Pegasus Airlines në vitin 2010 fluturuan mbi 8.6 milion udhëtarë dhe në flotën e saj ka 39 aeroplan, duke përfshirë edhe flotën e saj më të re Izair. Pegasus Airlines ka flotën më të re në Turqi, me moshë mesatare 2.5 vjet të gjeneratës së re Boeing 737-800.

Pegasus Airlines fluturon me orar te regullt në 19 destinacione në Turqi dhe 30 Internacionale nga Turqia dhe mund të rezervohet online në: www.flypgs.com

Destinacionet në Turqi: Adana, Ankara, Antalya, Bodrum, Dalaman, Diyarbakır, Elazig, Gaziantep, Hatay, Istanbul, Izmir, Kayseri, Konya, Malatya, Mardin, Samsun, Sivas, Trabzon, Van.

Destinacionet Internacionale: Amsterdam, Athens, Basel, Beirut, Berlin, Brussels, Bucharest, Donetsk, Dusseldorf, Copenhagen, Cologne, Kharkiv, Krasnodar, London, Marseille, Milan, Munich, North Cyprus (Ercan), Paris, Prishtinë, Rome, Skopje, Sofia, St. Etienne/Lyon, Stockholm, Stuttgart, Tbilisi, Tehran, Vienna, Zurich.

Pas Pegasus Airlines, kompanisë ajrore të themeluar në Turqi në pronësi private e cila u themelua në vitin 1990 qëndron Holding ESAS e familjes Sabançi. Duke qenë aktiv në industrinë e linjave ajrore, ESAS Holding gjithashtu ka një prani aktive në sektorët e shëndetësisë dhe të ushqimit. Pegasus Airlines menaxhohet nga kryetari Ali Sabançi dhe CEO, Sertac Haybat.

Pegasus, i cili vazhdimisht vazhdon të investojë shumë në fushën e sigurisë së fluturimit dhe inovacionit teknologjik dhe për të siguruar fluturimet në kohë për të gjithë udhëtarët e saj, në dy investimet e saj të fundit ka investuar mbi US $22.3m.

Pegasus tani posedon simulatorin e ri të fluturimit në Turqi, e cila është në pronësi të vetëm 10% të 582 linjave ajrore të botës, dhe e cila qëndron në qendrën e trajnimit të fluturimeve të Pegasusit.

Pegasus gjithashtu është kompania ajrore e parë në botë që implementon sistemin dy anësor të sistemit të komunikimit “Wireless Groundlink End to End Network Solutions”.

Në një botë gjithnjë e në rritje të konkurrencës Pegasus Airlines garon e para si një nga kompanitë më të reja dhe dinamike të Turqisë.

Në prill të vitit 2009 kompania amë e Pegasus, ESAS Holding është bërë akcionare me 16,48% në Air Berlin, kompanisë së dytë ajrore të Gjermanisë dhe e pesta në Evropë, duke e bërë aksionarin më të madh privat.

Në fund të vitit 2011 Pegasus filloi fluturimet “codeshare” me Air Berlin duke ju mundësuar udhëtarëve të fluturojnë me Pegasus nga katër qytetet gjermane për në Turqi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)