30 Prill 2024

Padi tjetër kundër PTK-së

Prishtinë, 11 tetor - Pas gjobës nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit për shfrytëzim të kundërligjshëm të brezit frekuencor, Postën dhe Telekomin e Kosovës e pret një padi në gjykatë. 

Gjykata e tenderëve e ka udhëzuar kompaninë “Astraplan” për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje, shkruan Express.

Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi qëllimisht kishin zvarritur aktivitetin e prokurimit “Renovimi i objekteve të PTK në regjionin e Ferizajt, Prizrenit dhe Prishtinës”.