06 Maj 2024

Nis zbatimi i planit policor “Rrugë të sigurta për fëmijët dhe nxënësit"

Prishtinë, 3 shtator - Policia e Kosovës ka filluar së zbatuari urdhrin operativ “Rrugë të sigurta për fëmijët dhe nxënësit tanë - Shtator 2012” përmes së cilit synohet parandalimi i aksidenteve dhe vetëdijesimi i fëmijëve-nxënësve në aspektin edukativ për rreziqet që mund të hasin në komunikacionin rrugor.

Fëmijët të cilët shkojnë në shkollë dhe anasjelltas nuk janë aq të vëmendshëm për sjelljet e tyre në komunikacionin rrugor dhe periudha më e rrezikshme është muaji shtator, kur edhe fillon viti i ri shkollor.

Prandaj, është e nevojshme që të merren masa adekuate parandaluese për të siguruar fëmijët por edhe të rriturit të cilët janë pjesëmarrës në komunikacionin rrugor në forma të ndryshme.

Duke u bazuar në nevojën për rritjen e sigurisë në rrugë, ky plan policor organizohet me qëllim për të zvogëluar shkallën e numrit të aksidenteve rrugore me theks të veçantë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve me këmbësorë.

Si periudhë kur nevojiten angazhime shtesë është identifikuar muaji shtator, kur edhe fillon viti shkollor.

Në këtë drejtim ndër më të rrezikuarit janë kategoria e fëmijëve të cilët shkojnë prej shtëpisë në shkollë dhe anasjelltas në përcjellje të prindërve apo pa ta duke marrë parasysh që shkollarët e rinj nuk janë aq pjesëmarrës me përvojë në komunikacion, bile jo aq edhe si këmbësorë pasi që nuk janë të rritur sa duhet.

Gjatë implementimit të këtij plani zyrtarët policorë do të fokusohen në identifikimin e shoferëve që zhvillojnë shpejtësi tej normave të lejuara aty ku nxënësit janë pranë rrugës apo ata shofer që nuk ndalen pranë vendkalimeve kur këmbësorët kuptohet se dëshirojnë të kalojnë në vendkalime.

Policia e Kosovës do të jetë e fokusuar sidomos në:

·         Kontrollimin e automjeteve (taksive) që bëjnë transportin e nxënësve nga shtëpia për në shkollë dhe anasjelltas;

·         Marrjen e masave konform Ligjit për largimin e automjeteve të parkuara në trotuare të parapara për lëvizjen e këmbësorëve;

·         Identifikimi i shkollave në afërsi të rrugëve dhe lokacionet ku vlerësohet se janë më të rrezikuar nxënësit sa i përket sigurisë në komunikacion;

·         Në praninë më të madhe të patrullave policore pranë institucioneve shkollore në kohën e shkuarje-ardhjeve të nxënësve, pauzave dhe kjo të bëhet në dy ndërrimet (turnet) paradite dhe pasdite;

·         Së bashku me grupe nxënësish do të dilet në teren: “udhëkryqe, vendkalime për këmbësorë” dhe të praktikohet lëvizja në vende të tilla së bashku me nxënës.

Ky veprim do të kryhet në bashkëpunim me koordinatorin për projekte në komunitet, respektivisht me njësit patrulluese të stacioneve policore të rendit etj;

Ne kërkojmë mbështetje, bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët në  veprimet e punëve policore për të arritur qëllimin për siguri dhe ambient më të sigurt të komunikacionit në rrugët e Kosovës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)