02 Maj 2024

Nis ndërtimi i terminalit të ri në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 11 korrik - Sot mbahet ceremonia solemne me rastin e fillimit të ndërtimit të terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" i dhënë më koncension konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon.

Në Ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Thaçi, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Dell, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë znj. Ozan, Ambasadori i Francës në Kosovë Fitou, Presidenti i Limak Group Nihat Ozdemir si dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë të Qeverisë së Kosovës dhe mysafirë të tjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës jep kontratën 20 vjeçare të koncesionit për operim dhe zgjerim të aeroportit të vetëm komercial të vendit konsorciumit Limak Aeroprot de Lyon, i përbër nga operatori francez te aeroporteve Aerport de Lyon dhe kompanisë ndërtuese turke Limak Construction.

Nga Limak Holding dhe Aeroprot de Lyon do të kërkohet të modernizojë dhe të zgjerojë Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke investuar mbi €100 milionë në infrastrukturën e re, duke përfshirë këtu ndërtimin e objektit të terminalit të ri.

Nga koncesionari i ardhshëm do të kërkohet gjithashtu të operojë me Aeroportin me oferta të zgjeruara të shërbimeve dhe me nivele të rritura të cilësisë. Republika e Kosovës do të ruajë 100 % pronësinë mbi asetet e Aeroportit.

Përveç një komponentë jetike e infrastrukturës së transportit në Kosovë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është një nga aeroportet më të ngarkuara me punë në Ballkan, duke u shërbyer mbi 1.2 milion pasagjerëve vitin e kaluar.

Në vitet e fundit, Aeroporti ka shënuar shkallë të rritjes mbi mesataren në trafikun e pasagjerëve, por kapacitetet e Aeroportit nuk po rriten mjaft shpejt për ti përmbushur këto nevoja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)