Nis asfaltimi i rrugës kryesore në Pogragjë

“Pogragja është fshati model i organizimit, i investimeve dhe përkushtimit me traditë ndaj pronës publike dhe mirëmbajtjen e saj. Koordinimi i jashtëzakonshëm që ka Këshilli i fshatit dhe kontributin e pazëvendësueshëm që e jep shoqata “Pogragja”, janë shembuj për t’u ndjekur nga të gjitha vendbanimet."
"Përpos asfaltimit të rrugës kryesore, planifikimi i komunës ka paraparë edhe projektin rekreativ të lumit Llapushnica, hapjen e Kalasë së Pogragjës dhe trajtimin e lumit Morava në kuadër të projektit të madh Flows, që përfshinë tri komuna. Fshtarat model si Pogragja, Dobërqani, Zhegra, Cërrnica, Llashtica, Bresalci, Malisheva, Përlepnica, Velekinca, Livoci i Epërm, Livoçi i Poshtëm dhe të gjitha vendbanimet, do të investohet në Model Fashtin në kuadër të programit të Familjes”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Kryetari i Këshillit të Fshatit Pogragjë, Arton Fetahu, ka falënderuar kryetarin Haziri për projektin dhe investimet e vazhdueshme që janë bërë dhe falë mbështetjes së Komunës së Gjilanit me këtë projekt tashmë është bërë realitet rruga kryesore që ishte edhe kërkesë e vazhdueshme e shoqatës “Pogragja”.
“Pogragja po bëhet një fshat modern dhe model i mirë i fshatit të organizuar dhe bashkëpunues. Gjatë të ardhmes kemi konfirmimin e kryetarit edhe për trajtimin e lumit dhe projekteve të tjera që e përfshijnë edhe fshatin tonë”, tha Fetahu.
Për këtë projekt dhe të tjerat investime që janë bërë deri tani, falënderim për Komunën pati edhe Avdi Aziri, i cili tha se asfaltimi i kësaj rruge ishte nevojë e fshatit dhe fatmirësisht planifikim i Komunës së Gjilanit dhe tashmë jemi në përmbyllje të të gjitha projekteve në infrastrukturën e fshatit.
“Është investuar në infrastrukturën nëntokësore, rrjet të kanalizimit dhe ujësjellësit, pastaj trotuarit, ndriçimit publik, rrugicave nëpër fshat dhe sot po përmbyllet edhe projekti i asfaltimit të rrugës kryesore”, ka thënë mes tjerash Avdi Aziri.
Ndryshe, kostoja totale e realizimit të këtij projekti është rreth 250 mijë euro.