04 Maj 2024

Ngushtohet gara për Këshilltar të transaksionit për privatizimin e PTK

Prishtinë, 13 janar - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, njofton se është përmbyllur vlerësimi i kërkesave për parakualifikim për shërbimet këshillëdhënëse të transaksionit për privatizimin e PTK-së.

Ky vlerësim, sipas kërkesave ligjore, është bërë nga një komision profesional i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Thirrjes për shprehjen e interesit për para-kualifikim, të shpallur me datë 29 nëntor 2011nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, i janë përgjigjur 12 kompani ndërkombëtare.

Kompanitë (grup-kompanitë) të cilat plotësisht i kanë përmbushur kushtet për para kualifikim janë:

- DLA Piper UK LLP, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me Deloitte Albania SHPK dhe Tashko Pustina – Attorneys SHPK)   
- Ernst & Young, Poloni
- ING Bank NV, Mbretëria e Bashkuar (në konzorcium me K&L Gates LLP)
- Lazard Freres  S.A.S, Francë (në konzorcium me Raiffeisen Investment AG)
- PwC, Poloni
- Zagrebacka Banka - UniCredit Group, Kroaci (në konzorcium me Schoner Rechtsnawalte, Baker Tilly Makedonija dhe Analysis Mason)

Pas afateve të përcaktuara për ankesa, kompanitë e kualifikuara do të thirren për pjesëmarrje në tender.

Numri i madh i kompanive që janë kualifikuar për këtë proces dhe profili ndërkombëtar i tyre janë garanci për konkurrencë të lartë dhe sukses në përzgjedhjen e këshilltarit të transaksionit për këtë proces të rëndësishëm.

Komisioni Qeveritar i Privatizimit, më këtë rast falënderon të gjitha kompanitë që kanë aplikuar. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)