27 Prill 2024

Nesër në Stamboll, organizohet konferencë për PTK-në

Prishtinë, 28 maj - Nesër, në Stamboll, mbahet konferenca me investitor potencial për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Kjo konferencë ka për qëllim prezantimin para investitorëve të potencialit investues në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Në konferencë do të prezantohet kompania, zhvillimet në tregun e telekomit në Kosovë dhe procesi i privatizimit të PTK-së, ndërsa investitorët do të kenë mundësinë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të shtrojnë pyetje për këtë proces.

Pjesëmarrjen në konferencë e kanë konfirmuar investitorë nga e gjithë bota, gjë që përbën një parametër shumë pozitiv për atraktivitetin  e kompanisë. 

Konferenca do të udhëhiqet nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, ndërsa PTK-në do ta prezantoj Kryeshefi Ekzekutiv,  Ejup Qerimi.

Kjo konferencë organizohet nga Këshilltari i Transaksionit i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)