01 Prill 2023

Nënshkruhet marrëveshja për kredi për blerjen e autobusëve të rinj elektrikë

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot nënshkroi Marrëveshjen për Kredi prej 10 milionë eurosh me BERZh, në selinë e tyre në Londër, e cila do t’i jepet Trafiku Urban, kompanisë komunale të transportit publik në Prishtinë.

Kjo kredi do të përdoret për blerjen e 30 autobusëve, gjashtë prej të cilëve janë autobusë elektrik me bateri dhe njëzet e katër të modelit EURO VI, së bashku me infrastrukturën për karikimin e tyre.

Autobusët Euro-VI janë autobusë të rinj me naftë në përputhje me standardin e emetimeve Euro-VI, i cili kufizon emetimet që ata prodhojnë.

Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje tha:

“Inkorporimi i autobusëve të parë elektrik në qytet dhe në vend është një moment kyç drejt tranzicionit të gjelbër. 

Kjo do të ketë një ndikim të prekshëm në jetën e qytetarëve tanë dhe do të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një Prishtine më të shëndetshme dhe më të pastër.

Jemi shumë krenarë që vazhdojmë një bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë BERZh.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)