20 Prill 2024

Në RTK punojnë rreth 150 persona pa kontrata pune

Prishtinë, 21 janar - Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka bërë të ditur se prej një janarit të këtij viti, rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune.

Fadil B.Hoxha, kryetar i SPRTK-së ka deklaruar se kjo që po ndodhë për tash e 21 ditë në RTK përveç që është e paligjshme është edhe jo humane.

Ata sipas kryesindikalistit Hoxha janë duke ardhur në punë nën ethet se a do të marrin kontratë  pune apo do të largohen.

"Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilin do veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë", thekson Hoxha.

SPRTK vlerëson se nëse RTK vendos t’ju jap kontrata atëherë këtë do të duhej ta bëjë retroaktivisht e që është e kundërligjshme.

Hoxha ka vlerësuar se nëse vendos të mos u jap kontrata , që do të thotë të mos i paguaj për punën që po e bëjnë prap do të bëjë shkelje përshkak se ata kanë punuar për këto 21ditë.                           

"Jo gjithherë gabimet ndodhin nga veprimi. Shpeshherë ato ndodhin nga mosveprimi, si në këtë rast."

"Ju bëjmë me dije se si Sindikatë, qysh të hënën rastin do ta drejtojmë në Inspektoriat të Punës dhe te Avokati i Popullit", ka nënvizuar ai.

Po ashtu shqetësuese për Sindikatën është edhe mosmiratimi i buxhetit të RTK-së, kur dihet se sot jemi me datë 21 janar.

"Ashtu siç e kemi dëshmuar edhe në të kaluarën, si Sindikatë nuk do të heshtim asnjëherë që para syve tanë të ketë shkelje të  të drejtave  elementare të punës, si dhe veprime johumane", ka deklaruar Hoxha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)