05 Maj 2024

Në avionët e linjave ajrore evropiane u lejua përdorimi i 3G dhe 4G

Bruksel, 16 nëntor - Komisioni Evropian ka lejuar kompanitë ajrore evropiane t’ju sigurojnë pasagjerëve shërbimet mobile të gjeneratës së tretë dhe të katërt - 3G dhe 4G - në bordin e avionit në lartësinë më shumë se 3 km.

Që nga viti 2008 udhëtarët kanë mundur të përdorin vetëm lidhjen 2G (GSM), e cila nuk është shumë operative në transmetimin dhe shkarkimin e vëllimeve të mëdha të informacioneve, të tilla si libra elektronike dhe video.

Tani me 2G janë pajisur rreth 200 avionë, të cilët fluturojnë brenda kufijve të BE-së. Rregullorja e re ka të bëjë me përdorimin e smartphones dhe kompjuterave tabletë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)