03 Maj 2024

Ndalohet qarkullimi në rrugën mbi urën e Drinit të Bardhë

Prishtinë, 15 mars - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjatë reshjeve të fundit në rajonin e Dukagjinit, nga rrjedha e lumit Drini i Bardhë është dëmtuar nënstruktuta e urës në rrugën nacionale M9.1 në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës, për ç’arsye zhvillimi i komunikacionit mbi urë është bërë i pasigurt.

Duke pasur parasysh këtë gjendje, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota nxori një vendim, me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M9.1 në segmentin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në fshatin Rakovinë, komuna e Gjakovës.

\"Gjatë ndalimit të qarkullimit mbi këtë urë, pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i shfrytëzojnë rrugët alternative:  rrugën rajonale  R111  Xërxë-Ratkoc-Kramovik, ose rrugën rajonale  R110 Xërxë-Rahovec-Malishevë\", thuhet në njoftimin për media.

Mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Rrugëve.

Ky vendim mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)