NASA lëshon katër sonda në hapësirë

Florida, 14 mars - Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, lëshoi në hapësirë katër sonda, me synimin për të studjuar lidhjen manjetike mes Tokës dhe Diellit.
NASA i nisi sondat mbrëmë nga Kepi Canaveral, i Floridës, me një raketë lëshuese pa ekuipazh.
Ato pritet të fluturojnë në një formacion piramide, duke fotografuar pamje tri-dimensionale të fushave manjetike, të cilat shkëputen dhe rilidhen përsëri në orbitë, duke lëshuar sasi të mëdha energjie.
Energjia e çliruar nga kjo fushë magnetike shkakton fenomenin e njohur si aurora borealis si dhe stuhi diellore, që ndikojnë tek radio-valët.