29 Prill 2024

Mujota: punimet në autostradë janë duke vazhduar me sukses

Prishtinë, 6 qershor - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, në një konferencë me gazetarë, prezantoi sot punën të cilën është bërë gjatë 100 ditëshit të udhëheqjës së tij në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ministri Mujota, theksoi se gjatë këtyre ditëve në Ministrinë e Infrastrukturës është punuar sipas planit të punës, për këtë vit dhe i cili plan buron nga plani i Qeverisë dhe natyrisht mbi bazën e strategjisë së zhvillimit të Ministrisë së Infrastrukturës. 

Pastaj ministri Mujota tha se gjatë këtij 100 ditëshi, ka arritur të hartohet dhe përcillet në Qeveri projektligji për Navigacionin Ajror.

Tashmë sipas tij është hartuar projektligji për hekurudhat dhe së shpejti do të procedohet në Qeveri. Janë harmonizuar me legjistlacionin e Bashkimit Evropian disa ligje, siç janë: ligji për rrugët, ai për transportin rrugor, ligji për tyransportin e mallrave të rrezikshme, dhe ligji për siguri në komunikacion”.

Ndërsa, sa u përket punimeve në Autostradën Vërmicë-Merdar, ministri Mujota vlerësoi se punimet janë duke vazhduar me sukses të plotë. Sipas parashikimve dhe dinamikës së realizimit të projektit në fund të tetorit do të kemi 34 kilometra të përfunduar të kësaj autostrade, duke u përfunduar tre segmnetet e para të kësaj autostrade deri në Suharekë.

“Si projekte të cilat janë duke u zhvilluar është edhe zgjerimi I rrugëve M2 dhe M9, si dhe janë ndërmarrë masat nga Ministria e Financave që edhe në këto projekte të fillohet sa më parë me shpronësime dhe për të vazhduar më tutje me këto projekte. Në këto rrugë ka disa probleme rreth shpronësimeve, por edhe në këto projekte ministria e financave ka ndërmarrë të gjitha masat që ky proces të  shkojë ashtu siç duhet, për të vazhduar me punimet e këtyre rrugëve sipas afatit të tyre, për aq sa është paraparë me buxhetin e Qeverisë dhe ministrisë së transportit” u shpreh Mujota .

Ssa i përket projektit të rrugës 6, Prishtinë-Shkup, aktualisht janë duke u vlerësuar alternativat e financimit të këtij projekti. Me këtë projekt do të hapet një prespektivë e re, lidhja e korridoreve 8 dhe 10 dhe që nënkupton lidhjen e Kosovës me rajonin dhe rrjetin e transportit rrugor ndërkombëtar simbas standardeve” pohoi Mujota.

Sipas ministrit Mujota, po vazhdojnë projektet e filluara të ndërtimit të rrugëve, ndërsa janë në procedim një numër i projekteve të reja, të parapara për këtë vit. Janë 14 projekte të reja kapitalepër vitin 2011, që kanë një kosto prej 13 milionë e 556 mijë euro. Janë 37 projekte të filluara më parë këtu përfshihet edhe autostrada, me një kosto prej 267 milionë e 300 mijë euro.

Ministri mujota poashtu njoftoi se gjatë kësaj pëeriudhe në fushën e transportit është përgatitur status dokumenti për statusin e stacioneve të autobusëve. Janë duke u rishqyrtuar kërkesat për licensim të terminaleve për mallra.

Në fushën e aviacionit cilvil, janë proceduar 30 leje të fluturimeve për operime të rregullta, dhe 60 leje ato, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian.

Me rekomandimin e ekspertëve për sllote është nxjerrë vendimi që nga 1 qershori 2011, Aeroporti ndërkombëtar „Adem Jashari“ të avansohet nga niveli 3 në 2 të korrdinimit të slloteve.  

Është rritur aktiviteti në bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe është bërë nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit. Deri më tani janë realizuar 4 draftmarrëveshje në fushën e transportit ndërkombëtar, që nënkupton se këto marrëveshje do të lidhen me Shqipërinë, Bullgarinë, Zvicrrën dhe Maqedoninë. Pritet së shpejti nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve. Po ashtu janë harmonizuar draftmarrëveshjet me Austrinë dhe malin e Zi, ndërsa po punohet me Kroacinë, Sllovendinë dhe Italinë.

Janë hartuar dhe ka filluar testimet e  reja të të gjitha kategorive për patentëshoferë, një fushë e cila do një reformë më të thellë dhe një angazhim më të fuqishëm të të gjithëve, për të pasur kandidatë të aftësuar dhe siguri më të madhe në komunikacion.

Ministria e Infrastrukturës këtë vit ka një buxhet prej 276 milionë e 510 mijë euro. Me projekte kapitale do të shkojmë 263 milionë e 533 mijë euro. Çka do të thotë se investimet janë orientuar kah investimet në projektet kapitale, këtu hynë autostrada me 225 milionë dhe projektet tjera që janë duke vazhduar por edhe proejkte e reja për vitin 2011-2012.

Realizimi i projektit për këtë periudhë është 88 milionë e 661 mijë euro apo 32.06 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)