05 Maj 2024

Mujota inspektoi punimet në Landovicw dhe Reqan

Prizren, 30 prill - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja vizitoi sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugës Landovicë-Autostradë. Rrugë kjo e cila do të bëjë të mundur qasjen më të lehtë të banorëve të rajonit të Dukagjinit në Autostradën Vërmic-Merdar.

Në prononcimin e tij për gazetarë, ministri Mujota tha:” Projekti ku jemi tani ka një gjatësi prej 2.3 kilometra. Kjo rrugë është në fazën finale të ndërtimit, gjatë javës së ardhshme do të filloi edhe asfaltimi i saj.\"

Brenda muajit maj qytetarët e Republikës së Kosovës sipas tij do të kenë mundsinë që ta shfrytëzojnë këtë aks rrugor shumë të rëndësishëm.

Mujota ka thënë se kjo rrugë do të ndihmoj për qarkullim banorët e komunave të Prizrenit, Rahovecit, Gjakovës, Deqanit, Pejës, për lëvizjen drejt Prishtinës, ata që e marrin këtë drejtim të rrugës.

Por në këtë segment sipas tij do të kenë mundësinë të qarkullojn edhe qytetarët që do të shkojnë drejt Shqipërisë.

\"Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe pasi që do të bëjë edhe shkarkimin e komunikacionit.  Projekti është investim i Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës, në vlerë prej 800 mijë euro. Besojmë se ky projekt do të hap një mundësi të mirë të zhvillimit  ekonomik, të gjithë kësaj zone”, ka theksuar Mujota.

Investimet do të vazhdojnë edhe më tej në ndërtimin e kësaj  rruge drejt fshatit Zym, të cilat investime do t’I bëj ministria e Infratsrukturës, vlerësoi ministry Mujota.

Ndërsa kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, pohoi:” Unë e falenderoi ministrinë e Infratsrukturës për të gjitha këto investime të cilat janë bërë në ndërtimin e rrugëve në komunën e Prizrenit”.

Pas vizitës së punimeve në këtë projekt rrugor, ministri Mujota vizitoi edhe projektin tjetër, të komunës së Prizrenit, rrugën rrugën e cila është  duke u ndërtuar dhe e cila do të ketë një rëndësi jetike për banorët e këtyre fshatrave të kësaj komune, Prizren-Reqan-Paushë-Jabllanicë..

Me këtë rast Ministri Mujota tha:” Siq po shihet punimet janë duke vazhduar sipas dinamikës dhe planit të paraparë. Kjo dëshmon se ne edhe më tutje do të vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve të reja edhe në të ardhmen.\"

\"Kjo rrugë dhe rrugët e tjera do të jenë në shërbim t qytetarëve të komunës së Prizrenit, por edhe për shumë qytetarë të vendit tonë pasi që dihet se kjo është një zonë e bukur turistike malore, për të cilën vetëm po fillon hapja e një prespektive të re.

Rruga Prizren-Reqan-Paushë-Jabllanicë,të cilën sapo kishte filluar të vendoset shtresa e parë e asfaltit, ka një gjatësi prej 4.7 kilometrash.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)