05 Maj 2024

Mos shitja e PTK-së s’i ndal autostradat

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj, ka deklaruar se, pavarësisht sfidave që i ka pasur këtë vit, ekonomia e Kosovës ka pasur ritme të mira të zhvillimit.

Beqaj në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka folur për zhvillimet ekonomike.

Ai ka thënë se në rast se nuk shitet PTK-ja nuk rrezikohen fillimet e punimeve në autostradën Prishtinë - Hani i Elezit. Beqaj ka deklaruar se buxheti i vitit 2014 është ndarë në bazë të kërkesës së qytetarëve dhe se Kosova ka nevojë.

Buxheti i vitit 2014, në bazë të bazës ligjore, është proceduar në Kuvend më 31 tetor.

Beqaj ka thënë se pret që Kuvendi ta vendosë në njërën nga seancat e radhës, duke pasur parasysh obligimet të cilat duhet të përmbushen në trajtimin e projektbuxhetit nëpër komisione funksionale parlamentare.

"Ajo që kemi bërë dhe me qasje shumë të hapur, është se kemi miratuar një buxhet, i cili e argumenton stabilitetin makrofiskal të Republikës së Kosovës, akomodon investime kapitale të konsiderueshme, u jep mundësi të gjitha prioriteteve, të cilat janë vënë në Qeverinë e Kosovës, të realizohen në këtë sektor."

"Flasim për autostradën 6, flasim për rrugën në drejtim të Mitrovicës, flasim për rrugën në drejtim të Pejës, për përgatitjet që jemi duke i bërë me BERZH-in për hekurudhë. Ka projekte të shumta kapitale në fushën e trajtimit të infrastrukturës rurale, njëkohësisht edhe në trajtimin e ujësjellësve dhe gjërave të cilat konsiderohen se janë në interes për qytetarin e Kosovës."

"Njëkohësisht, ky projektbuxhet parasheh rritje edhe të mirëqenies së qytetarëve, duke marrë parasysh se ka për shtatë milionë euro më shumë buxhet për Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht ka akomodim të një huaje nga Banka Botërore, hua e butë në shumë prej 25 milionë dollarësh për reformën në fushën e shëndetësisë", ka theksuar Beqaj.

Projektbuxheti sipas tij parasheh financimin e universiteteve të reja dhe kemi rritje të buxhetit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për pesë milionë euro. Parasheh rritje të buxhetit për Ministrinë e Bujqësisë edhe për pesë milionë euro të tjera.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)