29 Prill 2024

Model i ri i biçikletës që kap deri 100 km/orë

Berlin, 2 mars - Një biçikletë me fibra karboni ultramoderne është në gjendje të arrijë deri në 100 kilometra në orë, zbuloi sot e përditshmja gjermane “Bild”.

Mjeti peshon pak më pak se 20 kilogramë dhe është krijuar nëpërmjet një ndërthurrje të elementeve si karbon, titan dhe një aliazh alumini e magnezi.

Biçikleta punon falë një sistemi elektrik, i cili merr nismën nga energjia mekanike e pedaleve, por është në gjendje të shumëfishojë forcën e saj nëpërmjet një sistemi unik, të projektuar edhe falë një studio të specializuar inxhinjerike të Shtutgartit.

Fibrat e karbonit e bëjnë njëkohësisht biçikletën të lehtë, por edhe shumë të fuqishme, edhe më të fortë se biçikletat normale të prodhuara me metale e plastikë të fortë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)