04 Maj 2024

Mitrovica në pullë postare

Prishtinë, 20 janar - Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare me titull: “Qytetet e Kosovës - Mitrovica”.
 
Ky është edhe një tjetër emision i ri i pullave postare i Filatelisë së Postës së Kosovës që vazhdon promovimin e qyteteve të Republikës së Kosovës.

Qyteti i Mitrovicës gjendet  në pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe njihet si qytet i minatorëve për shkak të minierës ndërkombëtarisht të njohur tashmë  “Trepça”.                                  

Komuna e Mitrovicës është njësi administrative në të cilën banojnë 71.601 banorë dhe shtrihet në fushën aluviale të lumenjve si Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe në një hapësirë gjeografike të rrethuar me një relief kodrinor-malor.

Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, lë të kuptohet se banorët më të vjetër ishin dardanët, të cilët i tërhoqi mundësia e zhvillimit të bujqësisë.

Në gjysmën e dytë të shek. XIX,  Mitrovica  u bë një qendër e rëndësishme ushtarake, ekonomike, tregtare. Përskaj rrugëve të shtruara me kalldrëm u hapën dyçane të ndryshme zejtare e tregtare.

Mitrovica është, pa dyshim është njëri ndër qytetet më të rëndësishme të Kosovës.

Ky emision i pullave postare përbëhet prej dy pullave postare me nominale €1 dhe €2,  si dhe Zarfi i Ditës së Parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)