03 Maj 2024

Miratohet projektligji për taksën rrugore e ekologjike të automjeteve

Prishtinë, 18 prill - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas rendit të ditës është miratuar Projektligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve.

“Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i taksës rrugore për automjetet e regjistruara në Republikën e Kosovës si dhe vendosja e taksës ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë dhe për automjetet e huaja”, ka thënë ministri i Financave Bedri Hamza.

Është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/l-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë

Qeveria në vazhdim ka miratuar Planin Zhvillimor Strategjik për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2012-2014.

Sipas arsyetimeve të ministrit Nenad Rashiq ky plan zhvillimor strategjik përcakton reformat kryesore institucionale të cilat do të zbatohen gjatë kësaj periudhe, paraqet disa synime dhe prioritete që duhet të adresohen në mënyrë sa më të përshtatshme dhe të shpejtë, po ashtu jep sqarime lidhur me vërejtjet nga ana e Komisionit Ndërministror për Reformë në Administratë Publike.

Qeveria sot ka themeluar Komisionin Kombëtar për Refugjatë propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Komisioni Kombëtar për Refugjatë do të ketë këtë  përbërje: Naim Shala - MPB, Leunora Ahmeti - MPMS, Jeton Oruçi - ZSHNJ-ZKM, Agron Maxhuni - MAPL, Arben Kqira - MD, Mirvete Kelmendi  - MSH dhe Nuhi Osmani - MKK.   

Qeveria ka miratuar Koncept-dokumentin për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit. Miratimi i një ligji të ri në përputhje të plotë me standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane do të ofroj partnerëve tanë ndërkombëtarë siguri për rrugën që e ka marrë Kosova, do të sigurojë Qeverinë se ekzekutimi i buxhetit do të jetë nën shqyrtim të paanshëm dhe se Kuvendi do të ketë bazë të mjaftueshme për ushtrimin e përgjegjësive mbikëqyrëse.

Po ashtu sot Qeveria ka miratuar një Rregullore për Nëpunësit Civil Tepricë.

“Kjo rregullore kanë të bëjë me programin për nëpunësit civilë tepricë, riorganizimin e institucionit, suprimimin e institucionit, bashkimin e një institucioni me një institucioni tjetër, përgjegjësinë për zbatimin e programit për nëpunësit civilë tepricë, përgjegjësinë e institucioneve të Shërbimit Civil për ricaktimin e nëpunësit civil tepricë, pagesën e nëpunësve civilë tepricë, dhe buxhetin për programin e nëpunësve civilë”, ka thënë ministri Mahir Yagcilar.

Qeveria sot ka diskutuar lidhur me ditët e pushimit gjatë festave. Pas diskutimeve të shumta Qeveria është pajtuar që të nis procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore në Republikën e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)