29 Prill 2024

Ministri Mujota priti ndihmës ministren e Malit të Zi, Lubisavleviq

Prishtinë, 19 maj - Sot ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, priti ndihmësministren e Malit të Zi, Mirel Radiq-Lubisavleviq, të cilën e shoqëronin zyrtarë të institucioneve malaziase të fushës të transportit.

Arsye e vizitës së delegacionit nga Mali i Zi në Kosovë është harmonizimi i tekstit të propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, e cila do të parafohet nesër, ndërsa do të nënshkruhet me ratin e takimit të krerëve të Ministrisë së Infrastrukturës të Kosovës dhe të Ministrisë së Komunikacionit të Malit të Zi, Fehmi Mujota dhe Andrija Lompar.

Në këtë takim ministri Mujota dhe ndihmësministrja e Malit të  Zi,  Mirel Radiq-Lubisavleviq, shkëmbyen informata lidhur me zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit në të dy vendet dhe për perspektivat e zhvillimit të ardhshëm, duke shprehur gadishmërinë e dyanshme për zhvillimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në këto fusha.

Gjatë bisedës, ministri Mujota foli për bashkëpunimin e deritashëm të Kosovës dhe Malit të Zi, veçmas në fushën e transportit dhe tha se është me rëndësi që marrëveshja e bashkëpunimit në të mirë të dy vendeve të arrithet sa më parë dhe se pala kosovare është kurdoherë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Nga ana e saj, ndihmësministrja e Malit të Zi, Miliq-Lubisvleviq, e falënderoi ministrin Mujota për pritjen e ngrohtë dhe tha se ana malaziase do të angazhohet që punët e përbashkëta, që do t’i zhvillojnë të dy vendet në fushën e transportit rrugor, t’u përgjigjen standardeve më të larta bashkëkohore.

Pas takimit në Ministrinë e Infrastrukturës, delegacionet e dy vendeve, që në nivel ekspertësh do të negociojnë për harmonizimin e projekt-marrëveshjes për transportin ndërkombëtar rrugor midis dy vendeve e vazhduan punën në Odën Ekonomike të Kosovës, ku u prtitën nga kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu.

Pas fjalës hyrëse të Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Skënder Gashit, delegacionet filluan punën në harmonizimin e tekstit të propozimmarrëveshjes, që sipas fjalëve të udhëheqësit të delegacionit kosovar të ekspertëve, Qamil Feka, do të zgjasë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që nesër të bëhet parafimi i tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)