29 Prill 2024

Ministri Mujota përuroi dy rrugë në Deçan dhe në Istog

Deçan -Istog, 27 dhjetor - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota përuroi sot dy rrugë të reja të asfaltuara: atë të fashtit Sllup të Deçanit, dhe rrugën e fashtit Tomoc të komunës së Istogut.

Ministri Mujota i shoqëruar nga kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, preu shiritin përurues të rrugës së fshatit Sllup, e cila rrugë lidhet me rrugën e Junikut. Pas përurimit të rrugës së fshatit Sllup të Deçanit, ministri Mujota pohoi:

„ Sot jemi këtu për të përgëzuar banorët e fshatit Sllup për rrugën e re dhe urën që e plotëson këtë rrugë. Qeveria e Republikës së Kosovës, investimet e veta i ka shtrirë në çdo cep të Kosovës, në çdo fshat të vendit të vendit tonë, institucionet qendrore dhe ato lokale kanë bashkëpunuar për të bashkërenduar projektet rrugore aty ku është e nevojshme. Deçani po ndryshon çdo herè e më shumë me projekte të reja infrastrukturore, e me këtë po ndryshon edhe jeta e këtyre banorëve“.

Rruga ka një gjatësi rreth 2 kilometra, ndërsa projektin e ka financuar Ministria e Infrastrukturës, ky projekt rrugor si dhe ura e ndërtuar kanë kushtuar  mbi 200 mijë euro. 

Po të njëjtën ditë, ministri Mujota, së bashku me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova, përuroi edhe rrugën e re të fashtit Tomoc.

Përkitazi me këtë projekt ministri Mujota tha:“ Përurimi i rrugës së fshatit Tomoc të komunës së Istogut,  është projekti i radhës i Qeverisë së Kosovës për jetën më të mirë të qytetarëve të vendit tonë kudo që ata jetojnë. Më vjen mirë që projektet e infrastrukturës rrugore në komunën e Istogut janë në përmbyllje të realizimit të projekteve rrugore. Ky investim është një dëshmi se projektet e tilla do të vazhdojnë në këtë komunë, për vitin 2012, përkatësisht do të realizohet asfaltimi i rrugës nga Tomoci deri në Kovragë.

Asfaltimi i rrugës së fashtit Tomoc, ka kushtuar 500 mijë euro, ndërsa rruga ka një gjatësi prej 4 kilometrash, edhe këtë projekt e ka financuar Ministria e Infrastrukturës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)