05 Maj 2024

MI zgjeron bashkëpunimin me BERZH

Prishtinë, 11 dhjetor - Sot ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, priti dhe u takua me një delegacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me Manish Vasistha dhe Alexandry Chirmiciu.

Ky delegacion është duke i bërë një vizitë Republiës së Kosovës, vizitë kjo e para e një delegacioni të tillë pas anëtarësimit të vendit tonë në këtë isntitucion financiar ndërkombëtar.

Në takimet që kishte ministri Mujota me delegacionet e BERZH-it,  i njoftoi me punët dhe projektet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministri Mujota ka prezantuar një numër të konsiderueshëm të projekteve infrastrukturore: ndërtimin e Autostradave, ndërtimin e  rrugëve, zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës, si dhe projektet thera në fushat e përgjegësitë e kësaj ministrie.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e BERZH-it, u zotuan se do të analizojnë të gjitha projektet dhe nevojat e Kosovës, në lëminë e Infrastrukturës.

Duke qenë takimi i parë zyrtar pas anëtarësismit të vendit tonë në këtë institucion financiar, palët u dakorduan që të vazhdojnë që të zgjerojnë bashkëpunimin në të gjitha drejtimet me qëllim të përfitmit dhe mbështetjës më të gjerë të BERZH-it, në zhvillimin ekonomik dhe infastrukturor të vendit tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)