06 Maj 2025

MI ndan 600 mijë euro për rrugën Hani i Elezit-Gorancë-Glloboqicë

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me të cilin ka biseduar rreth fillimit të ndërtimit të rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboqicë.

Ky projekt do të realizohet nga buxheti i vitit 2016 ku janë ndarë 600 mijë euro të cilat do të shpenzohen në tri periudha, me ç’rast pritet që së shpejti të fillojë procesi i tenderimit.

Ministri Zharku, ndër të tjera, shprehu gatishmërinë për përkrahjen e projekteve infrastrukturore lokale në Hanin e Elezit edhe në të ardhmen.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)