26 Mars 2023

MI aksion kunder transportit ilegal me kombibusë

Prishtinë, 30 mars - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur së Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, në bazë të planit operativ dhe të plan-programit të punës, si dhe në bashkëpunim me inspektorët e kuvendeve komunale dhe Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportit ilegal me kombibusë.

\"Meqë në tërë territorin e Kosovës ekziston transporti me autobusë, të cilët janë të pajisur me dokumentacion përkatës, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, luten qytetarët që, për arsye të sigurisë, të mos e përdorin transportin ilegal me kombibusë\", thuhet në njoftimine ministrisë.

Gjatë aksionit do të ndalohen të gjithë kombibusët ilegalë, ndërsa qytetarët do të zbriten.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)