06 Maj 2025

Mërgimtarët po plaçiten nga vëllai i Behxhet Pacollit, dhe Hashim Thaçit

Prishtinë, 15 qershor - Deputeti i Lëvizjes, “ Vetëvendosje “, Faton Topalli, në një prononcim për “ Kosova Sot”, tha se “ të plaçkitur janë mbi 800 mijë mërgimtarë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë së Kosovës, ndërsa vlera e plaçkës është mbi 200 milion euro”

Nga paslufta e deri më sot, kompanitë e sigurimeve të Kosovës kanë fituan me milona euro nga mërgimtarët tanë në botën perendimore duke i detyruar dhunshëm ata që të paguajnë shuma të mëdha parashë  për polisat e sigurimeve me rastin e hyrjes së tyre në Kosovë.

Ndërkaq sipas përfaqësuesve të opozitës, fajorë që mërgimtarët tanë tash e 15 vite po plaçkiten janë  vëllai i Behxhet Pacollit dhe i Hashim Thaçit. Ajo që dihet  nga ana e zyrtarëve të BQK-së, janë shifrat e fitimeve që i bënë kompanitë e sigurimeve për vitin e kaluar dhe ato të 5 mujorit të parë sivjet.

Zëdhënsi i BQK-së, Besnik Kada,, tha për Kosova Sot”, se të hyrat nga shitja e policave kufitare gjatë vitit 2014 ishin në shumë rreth 14.7 milion euro.  Nga këto të hyra, përveç pagesës së dëmeve, ka edhe shpenzime tjera operative, të cilat ndodhin me rastin e kryerjes së operacioneve të Byrosë”. Po sipas Kadës,  “ të hyrat nga shitja e policave kufitare për 5 muajtë e parë të këtij viti janë rreth 4.5 milion euro “.

Ndërsa sa janë gjasat që të përgjysmohen këto pagesa, nuk dihet pasi është parlajmëruar përgjysmimi i çmimit por javën e shkuar nuk u arrit pëlqimi në mes të Kompanive të Sigurimeve. Kada, tha se, “   BQK-ja ja në takimet e zhvilluara ka kërkuar rishikimin e tarifave të policave kufitare. Pas rishikimit të tarifave, kërkesa vjen në BQK, e cila do të shqyrtohet dhe sipas kornizës ligjore në fuqi, BQK-ja ka të drejtën e aprovimit apo refuzimit të saj “.

Zëdhënsi Kada nuk ka folur për atë se si po vazhdojnë të dëmtohen bashkaatdhetarët tanë nga politika e grupeve të interesave . Veq saj , Kada nuk ka folur as për atë se sa para saktësisht i kanë dëmtuar mërgimtarët , tanë, Ganiu, ndryshe vëllau i Hashim Thaçit dhe Rrahim Pacolli vëllau i Behxhet Pacollit.


Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, në një prononcim për “ Kosova Sot”, është ankuar se si bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në botën Perendimore tash prej 15 vjetësh po vazhdojnë që të plaçiten nga vëllai i Behxhet Pacollit, dhe i Hashim Thaçit.

Sipas Topallit , “ bëhet fjalë për një krim të klasit të parë, për një krim të organizuar mirë, për një krim që vazhdon për 15 vitë me radhë dhë që përmbën një prej plaçkitjeve më të mëdha të qytetarëvë prej përfundimit të luftës e deri më sot”.

Deputeti, Topalli, tha se , “ të plaçkitur janë mbi 800 mijë mërgimtarë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë së Kosovës, ndërsa vlera e plaçkës është mbi 200 milion euro. Plaçkësit janë Byroja e sigurimit të kartonit të gjelbërt që përbën një strukturë mafioze, e cila mbështetet nga përfaqësuesit e shtëtit”, ka thënë Topalli , duke akuzuar krerët e Byrosë për këtë gjë.

“Krijimi i monopolit apo i kartelit nga ana e sigurimeve, në kundërshtim me ligjin, aprovimi në heshtje i shkeljes ligjore për monopolin nga ana e Institucioneve të kapura nga pushteti, sabotimi me qëllim të plaçkitjes i marrëveshjes së Gjenevës, përfitimi i më tepër se 200 milion eurove në mënyrë të paligjshme nuk janë vetëm çështje e një debati parlamentarë dhë qëndrimieve politike, por çështje urgjente e Prokurorit të shtetit.

Në emër të mërgimtarëve dhe në emër të të gjithë atyre qytetarëve të Kosovës që paguajnë çmime marramendës për të dal qoftë edhe në Kroaci dhe që e ndjejnë vetën të mashtruar, të plaqkitur dhe të diskriminuar, ftoj prokurorin e shtetit që t’i filloj hetimet.

Aktorët e krimit janë të njohur, midis tyre zotëri Pacolli dhe vëllai i ministrit të Jashtëm, Gani Thaqi, shuma e krimit prej 200 milion euro është e njohur dhe del nga raporti i BQK-së, shkeljet ligjore janë të dokumentuara, përfaqësuesit politik të dyshuar për krim mund t’i gjeni të fotografuar dhe me emra në Konferencën e Kompanive të Sigurimeve më 28 mars 2013”.

Deputeti, Topalli, me këtë rast tha se i panjohur është vetëm fakti se a do të bëjë detyrën e tij si prokuror, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi të cilin e ka  ftuar publikisht që të deklarohet se a do ti filloi , Lumezi hetimet apo do të heshtni”.

Sipas  deputetit Faton Topalli, “ kjo është çështje e Prokurorisë, për arsye se ka shkelje të ligjit, ka pasurim të paligjshëm, është krijuar monopol dhe për arsye se Byroja e kartonit të gjelbër në Kosovës qëllimisht nuk e ka kryer detyrën.\"

:Kjo është krim prandaj edhe Prokurori, jo që duhet të deklarohet por duhet t’i filloj hetimiet, duhet të deklarohet publikisht nëse dëshiron t’i filloj hetimet apo nëse do të vazhdojë si prokurororët e tjerë”, ka thënë ai.

Ligjëruesi universitarë, ekonomisti, dr Muhamet Sadiku ka thënë për ,”Kosova Sot”, se, “ procesi i liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në mos për asgjë tjetër do të duhej të shoqërohej edhe me uljen çmimeve përkatësisht përgjysmimit të çmimit të pagesave enorme që bashkë atëdhetarët tanë po i bëjnë tash e 16 vite në emër të pagesave të Polisave të sigurimit kur ata me familjet dhe makinat e  tyre hyjnë në Kosovë “.  

 /Kosova Sot/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)