06 Maj 2025

Mbahet konferenca Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në EJL

Prishtinë, 15 shtator - E drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e organizuar nga Hekurudhat e Kosovës Trainkos sot do të organizohet konferenca ndërkombëtare “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore”.

Pikat që do të diskutohen në këtë konferencë dyditore janë: Zhvillimi i sistemit hekurudhor në EJL infrastruktura & shërbimet e qeveritë, institucionet financiare, entitetet hekurudhore, kompanitë ndërkombëtare, zbatimi i investimeve nga institucionet ndërkombëtare, partneriteti publiko-privat: procedurat, prokurimi, mundësitë e investimit për kompanitë, mirëmbajtja e infrastrukturës & pajisjeve në perspektivën regjionale dhe zhvillimi profesional i sektorit hekurudhor regjional.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga këto institucione vendore dhe ndërkombëtare: Ministria e Infrastrukturës,  BERZH, MF, MZHE, IFN BEI, EU, BB, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave  SEETO, Infrakos Sh.A etj.
 
Pas përfundimit të konferencës, do të ketë program shoqëror si dhe ekskursion me tren në Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)