03 Maj 2024

Maqedoni, mbi 2,2 milion ë qytetarë me telefona celularë

Shkup, 17 qershor - Mbi 2,2 milion telefona celularë janë aktiv në Maqedoni dhe shfrytëzohen nga qytetarët e këtij vendi.

Kjo bëhet e ditur sipas një raporti të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), e cila theksoi se kjo shifër ka të bëjë me vitin 2012, ndërsa këtë vit pretendohet për rritje edhe më të lartë.

Sipas AKE, në vitin 2012 ka pasur rritje për 1 për qind për dallim nga viti 2011. Sipas statistikës zyrtare 2.235.460 telefona celularë dhe numra telefonik janë aktiv në Maqedoni.

AKE nga ana tjetër ka regjistruar rënie të shfrytëzuesve të telefonisë fikse dhe se është regjistruar rënie për 3,25 për qind. 

Në këtë segment janë regjistruar mbi 400 mijë shfrytëzues të telefonisë fikse. Sa i përket dominimit të kompanive në tregun e telefonisë celulare, vazhdon të dominojë T-Mobile me 47,95 për qind, VIP me 28,24 për qind dhe ONE me 23, 81 për qind.

Ndërsa, rreth telefonisë fikse, Telekomi Maqedonas ka 65 për qind të tregut, ONE me 15 për qind, Blizoo me 9 për qind, Aikol me 4 për qind dhe Neotel me 3,95 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)