29 Mars 2024

Mamusha bëhët me qënder për regjistrimin e automjeteve

Prishtinë, 4 nëntor - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Hajzer Salihu së bashku me kryetarin e Komunës së Mamushës, Arif Bytyçi, nënshkruan sot një Marrëveshje bashkëpunimi.

Objekt i kësaj marrëveshjeje është ofrimi i shërbimeve ne Qendrën Komunale të Regjistrimit të Automjeteve për qytetarët e Komunës së Mamushës, me ç’rast  palët janë pajtuar që dy punëtorë të kësaj Komune të ofrojnë shërbime për qytetarët në kuadër të QKRA-së në Mamushë.

Në këtë Marrëveshje parashihet që orari i punës të jetë i njëjtë me orarin e punës së punëtorëve të Qendrës Komunale për Regjistrim Civil (QKRC), ndërsa obligimet rreth pagave dhe shpenzimet tjera për punonjësit i mbulon Komuna e Mamushës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)