28 Prill 2024

Makinat me targa të vjetra ndalohet të hyjnë në Kosovë

Prishtinë, 1 qershor - Makinat me targa të vjetra serbe dhe të ish-Jugosllavisë prej sot ndalohet të hyjnë dhe të lëvizin në territorin e Kosovës.

Ky vendim i firmosur nga ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi prej sot hyn në fuqi, ndërsa ai është pjesë e marrëveshjes teknike të arritur në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd,në kuadër të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë.

Autoritetet e Kosovës janë të vendosura që të konfiskojnë makinat të cilat kapen me targat e vjetra me shenjat KM, PR, GL, dhe qyteteve tjera, të lëshuara më parë nga autoritetet serbe.

“Makinat mund të qarkullojnë vetëm me tabelat RKS apo KS. Ata që përdorin targat e vjetra apo të reja të lëshuara nga Serbia, do tu konfiskohen makinat dhe do të përballen me gjoba”, deklaroi kohë më parë ministri Rexhepi, duke përjashtuar çdo mundësi për shtyerjen e afatit për përdorimin e targave.

EULEX nuk është deklaruar se çfarë do të ndërmarrë lidhur me respektimin e këtij vendimi, sidomos për makinat e serbëve që hyjnë në vendkalimet në pjesën veriore të Kosovës.

Edhe zëvendësministri serb i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq ka theksuar se marrëveshja parasheh që më 1 qershor të ndalohen targat e vjetra dhe kjo është bërë shumë e qartë, pasi që ka pasur prolongim të afatit nga viti i kaluar. Sipas tij, policia e Kosovës do të aplikojë sanksione ndaj atyre që akoma kanë këto targa.

Shefi i delegacionit serb në bisedimet në Bruksel, Borko Stefanoviq ka theksuar se vendimi i Prishtinës është i njëanshëm, pasi që në Bruksel nuk ka pasur marrëveshje për konfiskime dhe dënime ndaj qytetarëve. Ai ka theksuar se kjo marrëveshje nuk do të jetë valide, ndërsa të njëjtin qëndrim e kanë shprehur edhe serbët e institucioneve jolegale në veriun e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)