19 Prill 2024

Luthansa fillon operimet në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 16 nëntor - Konkurrencë shumë e ashpër në dobi të udhëtarëve e cila do të reflektohet automatikisht në çmimet e biletave, pritet të fillojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” (ANP), veçmas prej sezonit të ardhshëm veror 2011.

Sipas të dhënave preliminare nga aplikimet për fluturime në dhe nga ANP, tregu i fluturimeve pritet të rritet për rreth 30 përqind në vitin 2011.

Konkurrenca e aviokompanive pritet të bëhet për tregun gjerman dhe italian të fluturimeve ku është koncentruar pjesa më e madhe e bashkëatdhetarëve tanë, treg i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.

Risitë më të mëdha të cilat veçohen për sezonin veror të vitit e ardhshëm që fillon ne fund të muajit Mars, është hyrja për herë të parë në treg e aviokompanisë më të madhe gjermane dhe europiane “Lufthansa”, me 4 fluturime të rregullta nga qyteti i Dyseldorfit dhe fluturimet e aviokompanisë sllovene “Adria Airvays” që pritet të startojë me 5 fluturime në ditë për qytete të ndryshme gjermane.

Gjithashtu rritje të numrit të fluturimeve pritet të bëjë dhe gjiganti tjetër British Airways, 6 fluturime në javë direkte me Londrën, Easy Jet me minimum 5 fluturime në javë rregullisht dhe 7 në kohë të sezonit të lartë, Malev që pritet të dyfishoj fluturimet nga 7 në 14 fluturime gjatë javës etj.

“Jemi shumë të kënaqur me interesimin e aviokompanive të reja për të filluar fluturimet  si dhe rritjen e numrit të frekuencave nga ana e aviokompanive të cilat tashmë janë prezente në ANP. Ky dhe ka qenë çëllimi jonë që përmes ofrimit të kushteve të mira dhe shtimit të atraktivitetit për aviokompanitë, ti sjellim ato në Prishtinë, të krijojmë një konkurënë lojale që pa dyshim që kjo do të shpie tek ulja e çmimeve të biletave për udhëtarët. Një treg i lirë dhe një konkurrencë lojale automatikisht përkthehet në bileta më të lira për udhëtarët”, tha Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, Agron Mustafa.

ANP “Adem Jashari” këtë vit pritet të ketë mbi 1.3 milion udhëtarë, çka paraqet shifrën më të lartë të udhëtarëve që kanë qarkulluar ndonjëherë nëpër këtë kompani, por sipas Drejtorit Mustafa, edhe pa liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ekzistojnë mundësitë reale që numri i udhëtarëve në një kohë të shpejtë të rritet edhe për minimum 200 deri në 300 mijë udhëtarë.

“Kemi në dispozicion një studim që tregon qartë se nga rreth 400 mijë qytetarët të Kosovës që jetojnë në Gjermani, prej tyre me aeroplanë udhëtojnë më pak se 300 mijë apo më pak se një udhëtarë për kokë banori nëse shprehemi kështu. Ndërkohë që me Zvicrën është e kundërta. Prej rreth 200 mijë kosovarëve që vlerësohet që jetojnë atje, janë mbi 350 mijë udhëtarë në vit nga ky shtet. Në këtë segment konsiderojmë që tregu i Gjermanisë do të sillte edhe më shumë udhëtarë nëse tregu vazhdon të liberalizohet edhe më shumë dhe çmimet e biletave të lirohen tutje”, theksoi Drejtori Mustafa. 

Po ashtu konkurencë të ashpër pritet të ketë dhe për tregun Italian.

“Belleair Europe” poashtu me 6 herë në javë nga Italia (Ancona, Verona, Bergamo, Venecia) për në Kosovë dhe anasjelltas ndërsa Eagles Airlines”, nga dhjetori fillon me 6 fluturime në jave nga Italia (Venecia, Bergamo dhe Roma) për në Kosovë dhe anasjelltas.

Nga mesi i Dhjetorit Belleair Europe planifikon të filloj me 10 fluturime në javë dhe për destinacione të tjera për në Gjermani dhe Belgjikë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)