27 Prill 2024

Lufthansa realizon fluturimin e parë të Boeing 747-8

Frankfurt, 4 qershor - Avioni i parë ndërkontinental "Boeing 747-8" i kompanisë ajrore gjermane "Lufthansa" kreu me sukses të shtunën fluturimin e parë. Në realizimin e këtij modeli avioni, prodhuesit kinezë kanë pasur një rol të rëndësishëm.

Sipas zyrave në Kinë të kompanive "Lufthansa" dhe "Boeing", 1/3-a e furnizuesve për avionin "Boeing 747-8" janë nga vende të ndryshme, ndër të cilët ata nga Kina kanë dhënë kontribut të madh për të garantuar suksesin e këtij projekti.

Në procesin e prodhimit, një pjesë e rëndësishme e pajisjeve janë realizuar nga kinezët.

Ndërkohë, kjo është hera e parë që Kina prodhon disa pjesë të posaçme për kompaninë "Boeing".

Pjesëmarrja e kinezëve në prodhimin e avionit "Boeing 747-8" është konsideruar si pika më e lartë e bashkëpunimit mes kompanisë dhe industrisë së aviacionit të Kinës.

Avioni "Boeing 747-8" ka gjithsej 362 vende në bord, duke përfshirë tetë vende të klasit të parë, 92 vende të klasit biznes si dhe 262 vende për klasin ekonomik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)