28 Prill 2024

Linjat ajrore turke THY do të blejnë 36 aeroplanë të rinj

Stamboll, 28 maj - Presidenti i Bordit Drejtues të Kompanisë Ajrore Turke (THY), Hamdi Topçu, tha se në kuadër të blerjes paket të 91 avionëve, THY do të marrë në dorëzim sivjet 36 aeroplanë të rinj.

Presidenti i Bordit Drejtues të Kompanisë Ajrore Turke (THY), Hamdi Topçu, tha se në kuadër të blerjes paket të 91 avionëve, THY do të marrë në dorëzim sivjet 36 aeroplanë të rinj.

“Momentalisht kemi përfunduar programet e fluturimi dhe destinacionet e fluturimit me këtë paketë avionësh. Pritet ardhja e aeroplanëve në fjalë”, sqaroi Topçu.

Me anë të projektit që do të përfundojmë deri në fund të vitit do të katërfshiohet kapaciteti i THY-së për mirëmbajtjen e avionëve, veçoi Topçu.

Këtë vit, brenda 3-4 muajve, vijoi Topçu, do të hapet edhe shkolla e përgatitjes së pilotëve në Ajdin (Aydın).

“Shkolla që do të ndërtojmë do të jetë një shkollë ndërkombëtare pilotësh dhe do të përgatisë pilotë edhe për vendet e Lindjes së Mesme dhe Evropës. Synimi ynë është që të nxjerrim në vit 300 pilotë nga kjo shkollë dhe shpresojmë që në shtator të nisë rregullisht edhe viti akademik”- nënvizoi Presidenti i Bordit Drejtues të Kompanisë Ajrore Turke (THY), Hamdi Topçu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)