28 Prill 2024

Limaj i dorëzoi detyrën e ministrit të MTPT-së, ministrit Mujota

Prishtinë, 23 shkurt - Me rastin e formimit të Qeverisë së re, zyrtarisht u shënua pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, tashmë të emëruar si Infrastruktura.

Me këtë rast, ministri i deri tanishëm i MTPT-së, Fatmir Limaj, në një takim e njohu ministrin e sapo emëruar Fehmi Mujota, me të arriturat e deritanishme të kësaj ministrie si dhe me projektet të cilat janë duke vazhduar.

Në një konferencë me gazetarë, ish-ministri Limaj tha se pas zgjedhjës së Qeverisë së re, ne në mënyrë formale, bëmë pranim dorëzimin e detyrës në ministrinë e Transportit.

"Jam i bindur se do të vazhdojë me rezultatet në ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. I thash edhe ministrit  Mujota, se unë do të jem i gatshëm në çdo kohë t’i jap ndihmën time, për të realizuar projektet e parapara sipas politikave të kësaj ministrie dhe të Qeverisë së Kosovës“, ka theksuar Limaj

Ndërsa, ministri Fehmi Mujota, me rastin e pranimit të detyrës së ministrit në këtë ministri theksoi: „ Duke shprehur konsideratën e lartë për punën jashtëzakonisht të madhe për ministrin Limaj, dhe stafin e tij për kohën e qeverisjës, në realizimin e projekteve të mëdha nacionale dhe projekteve brenda ministrisë për të mirën e popullatës së Kosovës dhe inftastrukturës në përgjithësi,  ne sot po bëjmë një pranim dorëzim në kuptimin zyrtar“.

Ministri Mujota poashtu vlerësoi se është shumë i ndërgjegjshëm se nuk do të jetë lehtë për të vazhduar punet e arritura të kësaj ministrie të udhëhequr nga zoti Limaj:

"Por ngelem të përqendruar në filozofinë e realizimit të politikës që të çohen përpara të gjitha projektet e filluara duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Limaj edhe më tutje në të gjitha aspektet konsultime, sugjerime dhe të gjitha aspektet tjera profesionale duke e përfshirë edhe stafin e ministrisë" 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)