05 Maj 2024

Lansohen projektet "Siguria në Trafik" dhe "Shadow a CEO"

Lansohen projektet "Siguria në Trafik" dhe "Shadow a CEO"Prishtinë, 6 shkurt - Rrjeti Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative që operon nën Odën Ekonomike Amerikane mbajti takimin vjetor ku prezantoi aktivitet e vitit 2011, raportin financiar per 2011,  si dhe planin e veprimit për 2012.

Një ndër pikat kyce të takimit ishte edhe lansimi i dy projekteve të këtij Rrjeti. Projekti i parë, Siguria në Trafik, ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve përgjatë kalimit të rrugës për në shkollë. Projekti ka filluar të realizohet nga 1 Shkurti në tri shkolla të Prishtinës: Dardania, Hilmi Rakovica, dhe Emin Duraku. Janë angazhuar tre penzionerë të cilët do të rregullojnë trafikun përderisa fëmijët e klasave të ulëta e kalojnë rrugën.

Ndërsa projekti i dytë “Shadow a CEO” ka për qëllim edukimin e studentëve të Universitetit të Prishtinës për punën menaxheriale dhe të nxisë kulturën e ndërmarrësisë tek këta të rinjë. Studentë të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht të degës së Ekonomisë, Menaxhmentit, dhe Financave, për një javë do të përcjellin punën ditore të një Drejtori Ekzekutiv të disa prej kompanive anëtare të Rrjetit.

Emmanuel Mitsou, President i Bordit të Rrjetit, së fundi shpalosi projektet e ardhshme, një ndër të cilët është edhe furnizimi i organizatës Ndihmë Fëmijëve me Kancer me reagjenca (testimet individuale për sëmundjen e leukimisë).

Rrjeti Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative ka për qëllim ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së kompanive ndaj shoqërisë në lidhje me praktikat më të mira dhe etikës së biznesit. Duke i zbatuar këto praktika brenda kompanive individuale, anëtarët e Rrjetit synonjë që të ngrisin vetëdijen edhe tek kompanitë tjera që të rrisin përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Anëtarët e Rrjetit janë të përkushtuar të:

·    Bëjnë biznes në mënyrë transparente dhe etike duke promovuar vlerat e anti-korrupsionit dhe zbatimi i ligjit,

·    Sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë punonjësit dhe të ofrojmnë trajnime të ndryshme brenda kompanisë

·    Promovojnë praktika të qëndrueshme për mbrojtjen e ambientit,

·    Luftojnë kundër punësimit të fëmijëve.

Rrjeti gjithsej ka katërmbëdhjetë kompani anëtare, Universiteti Amerikan në Kosovë, AVC, KOSTT, SharrCem, Oda Amerikane, Raiffeisen Bank, CEED Kosovo, ProCredit Bank, PR Solutions, Marigona Residence, Dukagjini, Coca Cola Hellenic, KAEF, dhe Meridian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)