Kuvendi shkarkon bordin e RTK-së

Prishtinë, 8 korrik - Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.
Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetur në tërësi rekomandimin për shkarkimin e këtij Bordi.
Deputetja e VV-së Doarsa Kica Xhelili e ka arsyetuar raportin për shkarkim. Ajo ka numëruar një serë arsyesh pse duhet shkarkuar bordi.
Shkarkimit të bordit i ka parapri një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Opozita e ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për këtë votim, duke shtuar se po synojnë kontrollin në televizionin publik.
Për secilin kandidat të shkarkuar është votuar veç e veç.
Ndërkaq partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke e quajtur këtë e vendim si puro politik dhe tentim për kapje të shtetit .
Kuvendi gjithashtu nuk aprovoi raportin vjetor të RTK-së për vitin 2020. Për këtë pikë 62 deputetë votuan kundër, kurse pro dhe abstenime nuk pati.