28 Prill 2024

Kryeministri Thaçi: Autostrada është rruga e zhvillimit të Kosovës

Prishtinë, 7 qershor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini dhe me ambasadorët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë vizituar punimet në trasenë e autostradës Vermicë – Merdar.

Kryeministri shoqërohej edhe nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.
 
Fillimisht kryeministri Thaçi, nga drejtuesit e punimeve është informuar për rrjedhën e punës. Ata kanë thënë se punët janë duke vazhduar sipas planit dhe deri tani nuk kanë hasur në asnjë pengesë për vazhdimin e punimeve.

Kryeministri ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën e përbashkët me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me ambasadoret e Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë.

Kryeministri ka vlerësuar projektin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare si një kryevepër e parë e infrastrukturës në Kosovë, për pamjen e re të Kosovës, të Kosovës evropiane.

“Kjo është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin  ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës, për mirëqenien sociale të qytetarëve. Jam jashtëzakonisht i inkurajuar me faktin se rreth dy mijë qytetarë të Kosovës kanë gjetur punë në realizimin e këtij projekti dhe rreth gjashtëdhjetë kompani kosovare kanë kontraktuar punë në këtë projekt”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri dhe përfaqësuesit e kompanisë “Bechtel & Enka” janë shprehur se gjithçka deri tani është duke shkuar sipas planifikimit dhe rreth dyzetë kilometrat e parë të autostradës  do të përfundohen brenda këtij viti.

“Natyrisht që kjo është mrekullia e parë e infrastrukturës në Kosovë por ne do të vazhdojmë edhe me realizimin e projektit të ndërtimit të autostradës nga Prishtina në drejtim të Shkupit” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka vlerësuar se ky është një projekt që ndërlidh popujt dhe vendeve e rajonit.

Edhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Fernando Gjentilini se është i impresionuar me punën që është duke u bërë në realizimin e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)