02 Maj 2024

Kosova shumë shpejt me terminal të ri të ANP-së

Prishtinë, 26 mars - Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu, ka vizituar sot punishten e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga menaxhmenti i lartë i koncesionarit “Limak”.

Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Avdiu vizitoi për së afërmi punimet në terminalin e ri të ANP-së, ku u njoftua detajisht me punën dhe ecurinë e punimeve të terminalit të ri nga z. Aldun Kokturk, drejtor për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak”.

Me këtë rast zëvendësministri Avdiu shprehi vlerësimet më të larta për punën e deritanishme dhe falënderoi koncesionarin për respektimin e marrëveshjes dhe punën e shkëlqyer që po bënë në terminalin e ri. 

“Pas dhënies me Koncesion Buxheti i Kosovës  ka përfituar të hyra nga ANP-ja deri me tani në 4 milion euro ndërsa për këtë vitë janë paraparë të inkasohen edhe  6 milionë  euro.  Puna e kryer deri më tani dëshmon edhe përkushtimin e kompanisë që Aeroporti i ri të përfundojë në vjeshtën e hershme të këtij  viti. Deri më tani nga kompania janë investuar rreth 60 milion euro e që dëshmon një përkushtim që kjo kompani  po respekton kontratën për investim cilësor”, tha zëvendësministri Ramadan Avdiu.

Ndërsa,  drejtori për menaxhim të projektit tek koncesionari “Limak” Aldun Kokturk, duke falënderuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunim, theksoi se  deri më tani janë angazhuar mbi 1000 punëtor kosovar në ndërtimin e infrastrukturës së deritanishme dhe shpresojmë që në afatin kohor dhe duke respektuar edhe kontratën ne do të përfundojmë ndërtimin e Aeroportit ndër më të mirët në botë, i cili do të ofrojë shërbimet më cilësore të njëjta me aeroportet më të mira botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)