29 Prill 2024

Kosova nga sot nis me pagesa për polisat kufitare me Serbinë

Prishtinë, 24 dhjetor - Banka Qendrore e Kosovës më kërkesën e Byrosë Kosovare të Sigurimit ka aprovuar  tarifat e policave kufitare te sigurimit te automjeteve me Serbinë te cilat nga sot edhe hyn ne fuqi.

Policat kufitare të Kosovës të cilat do të lëshohen do të jenë me çmim reciprok me policat kufitare te Serbisë.

Policat e sigurimit kufitar me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë në rast së hyjnë në territorin e Kosovës sipas Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimit Rrahim Pacolli do te kenë periudhë vlefshmerie jo me pak së 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit te qytetarëve të Luginës së Presheves, ndërsa  periudha e vlefshmerisë  se policave të sigurimit kufitar për qytetarët  e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë do te jetë me se paku 1 muaj.

Banka Qendrore e Kosoves aprovoi  tarifat sipas kerkeses,te cilat do te jene te vlefshme deri ne arritjen e nje marreveshje bilaterale midis Kosoves dhe Serbise per pranimin reciprok te ketyre policave te sigurimit te automjeteve,te leshuara nga kompanite e sigurimeve te te dy vendeve. Kjo marrevshje hyn ne fuqi  me 26.12.2011.

Edhe policëve në pikat kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës iu është dërguar njoftimi, se që nga sot duhet të paguhet sigurimi për automjetet, për dikë deri në 100 euro, për të hyrë në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimeve, në pikat që janë në territorin e Kosovës dhe nën autoritetin e Prishtinës, sigurimi do të paguhet në vlerë prej 50 euro, ndërsa në ato të Serbisë, dyfish më shumë.

Kjo urdhërese do të duhej të zbatohej nga sot edhe në Jarinë në veri të Kosovës, por nga kjo është hequr dorë dhe njëherë do të zbatohet vetëm në Merdarë dhe Konçul.

Urdhëresa për pagesën e sigurimit të automjeteve praktikisht, nënkupton që, nëse nga Serbia dikush udhëton në Kosovë me tabelat e regjistrimit të cilitdo qytet, sigurimi kushton 50 euro.

Në anën tjetër, kur hyhet në territorin e Serbisë, sigurimi do të paguhet vetëm për automjetet me tabelat KS, ndërsa autmojetet me tabelat e reja RKS, do të marrin targa provuese, të cilat do të kushtojnë shumë më lirë.

Serbëve të veriut të Kosovës, për të cilët aktualisht është shtyrë vendimi, me kohë do të jenë të detyruar të marrin tabelat e Kosovës në të kundërtën do të paguajnë rreth 100 euro kur të hyjnë në Serbi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)