29 Prill 2024

Kosova nga e hëna nis me pagesa për polisat kufitare me Serbinë

Prishtinë, 24 dhjetor - Kryetari i Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimit Rrahim Pacolli në konsultim me Qeverinë e Kosovës përmes një shkrese kërkoi aprovimin e tarifave të policave kufitare me Serbinë nga Banka Qendrore e Kosovës.

Policat kufitare të Kosovës të cilat do të lëshohen do të jenë me çmim reciprok me policat kufitare te Serbisë.

Policat e sigurimit kufitar me të cilat do të pajisen qytetarët e Serbisë në rast së hyjnë në territorin e Kosovës sipas Pacollit do te kenë periudhë vlefshmerie jo me pak së 15 ditë, për arsye të lehtësimit të qarkullimit te qytetarëve të Luginës së Presheves, ndërsa  periudha e vlefshmerisë  se policave të sigurimit kufitar për qytetarët  e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë do te jetë me se paku 1 muaj.

Banka Qendrore e Kosoves aprovoi  tarifat sipas kerkeses,te cilat do te jene te vlefshme deri ne arritjen e nje marreveshje bilaterale midis Kosoves dhe Serbise per pranimin reciprok te ketyre policave te sigurimit te automjeteve,te leshuara nga kompanite e sigurimeve te te dy vendeve. Kjo marrevshje hyn ne fuqi  me 26.12.2011.

 Edhe e përditshmja serbe Blic ka bërë të ditur se policëve në pikat kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës iu është dërguar njoftimi, se që nga java e ardhshme duhet të paguhet sigurimi për automjetet, për dikë deri në 100 euro, për të hyrë në territorin e Serbisë.

Sipas njoftimeve, në pikat që janë në territorin e Kosovës dhe nën autoritetin e Prishtinës, sigurimi do të paguhet në vlerë prej 50 euro, ndërsa në ato të Serbisë, dyfish më shumë.

Kjo urdhërese, sipas Blicit, do të duhej të zbatohej nga e hëna edhe në Jarinë në veri të Kosovës, por nga kjo është hequr dorë dhe njëherë do të zbatohet vetëm në Merdarë dhe Konçul.

Urdhëresa për pagesën e sigurimit të automjeteve praktikisht, sipas Blicit, nënkupton që, nëse nga Serbia dikush udhëton në Kosovë me tabelat e regjistrimit të cilitdo qytet, sigurimi kushton 50 euro.

Në anën tjetër, kur hyhet në territorin e Serbisë, sigurimi do të paguhet vetëm për automjetet me tabelat KS, ndërsa autmojetet me tabelat e reja RKS, do të marrin targa provuese, të cilat do të kushtojnë shumë më lirë.

Serbëve të veriut të Kosovës, për të cilët aktualisht është shtyrë vendimi, me kohë do të jenë të detyruar të marrin tabelat e Kosovës. Në të kundërtën do të paguajnë rreth 100 euro kur të hyjnë në Serbi.

Siç ka bërë të ditur Blic, sigurimi për automjete, paguhet për shkak se Kosova nuk është në listën e vendeve, që përdorin kartonin e gjelbër. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)