05 Maj 2024

Kosova në hap me standardet për përdorimin e interneti

Prishtinë, 11 nëntor – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës, STIKK,  e mbështetur nga Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë dhe Këshilli Britanik, shpalosën një raport të ri mbi depërtimin dhe përdorimin e internetit në Kosovë. 

Raporti konstaton se depërtimi i internetit në tërë territorin e Kosovës është në hap me normal globale. Depërtimi i internetit në bazë të përdoruesve është 76.6%, kurse 84.8% për amvisëri.

 
Ky raport ofron përditësim të raportit të STIKK-ut të vitit 2012 duke dhënë një përmbledhje të shkurtër të përdorimit të internetit në Kosovë në vitin 2013. Gjetjet kryesore përfshijnë:
 
Depërtimi i Kosovës në internet bazuar në përdoruesit është 76.6%, përqindje kjo pothuajse e njëjtë me ato në vendet e zhvilluara; një një raport të vitit 2013 të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit është vlerësuar se depërtimi i internetit në vendet e zhvilluara është 77%.

Nëse shifra nxjerret për amvisëri, depërtimi i internetit në Kosovë është edhe më i lartë, 84.4%.    Një vlerësim për depërtimin gjeografik të internetit tregon se ka, mesatarisht, 9 rrjete wireless për kilometre gjithandej rrugëve rajonale në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës përdorin internetin të paktën në po të njëjtën shkallë sikur qytetarët e Europës, nëse jo më shumë. Studimi gjeti se 86.8% e përdoruesve të internetit në Kosovë e përdorin atë më së paku në baza ditore.

Pothuajse 80% e përdoruesve të internetit në Kosovë e shfrytëzojnë internetit për komunikim, kurse Facebook është platforma më popullore e medieve sociale në Kosovë, gjersa gjuha angleze është gjuha kryesore e përdorur nga përdoruesit e rinj.

Mbi një e treat e përdoruesve të internetit në Kosovë parapëlqejnë të realizojnë transaksione online po të ishte një gjë e tillë e mundur.

Raporti është implementuar nga STIKK, me mbështetje nga Ministria e Punëve të Jashtme të  Republikës së Kosovës.

Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha: “Jam i lumtur që mbështetëm këtë raport, i cili tregon se Kosova është një shoqëri me shtrirje të gjerë të internetit, ku shkalla e përdorimit të internetit nga qytetarët tanë është e krahasueshme me normal globale.

Prandaj, është gjithnjë e më e rëndësishme që qytetarët e Kosovës mund të qasen në internet në po të njëjtën mënyrë si përdoruesit nga e gjithë bota. Fatkeqësisht, pa një domain të nivelit të lartë të Kosovës, bizneset nuk mund t’i vendosin faqet e internetit të firmave të tyre këtu dhe, kështu, blerjet dhe transaksionet e ndryshme mbesin jashtëzakonisht vështirë të realizueshme. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje për të zgjidhur këto sfida", ka deklaruar ai

Kryetari i Bordit Ekzekutiv të STIKK, Shkumbin Brestovci, tha “Jemi të lumtur që po i prijmë synimit për ndërtimin e një analize të thuktë dhe të dhënave mbi çështjen e depërtimit dhe përdorimit të internetit në Kosovë, dhe ky raport i fundit na jep një pasqyrim të azhurnuar.

"Raporti demonstron se Kosova është tashmë një mjedis shumë dinamik online, me potencial për zhvillim të mëtejshëm nga biznesi, qeveria dhe investitorët.”, ka theksuar ai.

 
Raporti gëzoi mbështetje të rëndësishme edhe nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë.

 
Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, tha “Dua të falenderoj STIKK-un për nxjerrjen e një raporti metodologjikisht të thuktë dhe domethënës të mbështetur në sondazhin për depërtimin e internetit në Kosovë.

Sipas tij për here të dytë shohim se shkalla e depërtimit të internetit në Kosovë është mbresëlënëse. Përqindja e përdorimit të internetit në Kosovë është e krahasueshme me shumë shtete të Bashkimit Europian, dhe madje e tejkalon shkallën e përdorimit të disa shteteve anëtare të BE-së në rajon.

"Kështu, morrëm edhe një konfirmim të slloganit të shkëlqyer, “Kosovo, the young Europeans”. Shohim se të rinjtë kosovarë po e përdorin internetit, janë të lidhur me tërë botën, dhe po e përdorin internetit për një varg arsyesh, për zbavitje, për punë e deri te komunikimi”, ka theksaur ai

 
Edhe Këshilli Britanik mbështeti raportin mbi depërtimin e internetit në Kosovë.
 
Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, tha “Përgëzoj të gjithë partnerët për punën e çmueshme që është bërë në nxjerrjen e këtij raporti të rëndësishëm për Kosovës. Mendoj se Kosova duhet të promovojë sektorin e teknologjisë informative në veçanti për të joshur investime të huaja.

"Monitorimi dhe përkrahja për shërbimet publike është gjithashtu e rëndësishme. Publiku do të ketë mundësi të vëzhgojë punën e Qeverisë. Gjetjet mbi përdorimin e internetit në Kosovë tregojnë se shërbimet publike do të ofrohen nga Kosova në një mënyrë dukshëm më të efektshme", ka deklaruar ai.

 
Ky raport mbështetet në sondazhet e kryera nga Phogen LLC në  bashkëpunim më Kolegjin Universitar Universum, ku 1050 anketa janë kryer në të gjitha zonat rurale dhe urbane në Kosovë në qershor të vitit 2013. Pyetësorët digjitalë nxorrën rezultatin në PC-të tabletë perms përdorimit të softuerit më bashkëkohor për të procesuar përgjigjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)