02 Maj 2024

Kosova ka mbi 1 milion e 522 mijë përdorues të telefonisë mobile

Prishtinë, 21 shtator - Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) ka bërë të ditur se ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Telekomunikacionit”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut të gjashtëmujorit të parë të vitit 2012.

Sipas raportit të ART-së numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtë-mujorit të parë (TM2-2012) ka arritur në 1,522,841, që shënon një rritje prej 7.37 për qind krahasuar me TM2-2011.

Trendi i penetrimit të telefonisë mobile vazhdon me ritëm rritës. Deri në fund të gjashtë-mujorit të parë 2012, penetrimi ka arritur në 87.8 për qind, e cila shënon një rritje prej rreth 8 për qind në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2011.

Përdoruesit e telefonisë fikse deri në TM2 2012, kanë shënuar 85,030, e cila shënon një rënie jo të ndjeshme në numrin e përdoruesve.

Raporti po ashtu bën të ditur se norma e penetrimit për banor të telefonisë fikse deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2012 apo fundi i TM2 2012 ishte 4.90 për qind nivel ky që vazhdon të jetë shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit, në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10 për qind në rreth 40 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare më të fundit të raportuara nga operatorët, numri i familjeve që kanë qasje në Internet me brez të gjerë është afërsisht 48.45 për qind.

Bazuar në këto të dhëna, penetrimi i internetit në TM2-2012 (të dhënat e fundit të azhurnuara) për banor rezulton të jetë 8.25 për qind.

Investimet e bëra nga operatorët e shërbimeve telekomunikuese në TM2-2012 kapin shifrën prej 5,545,850€, e që është një rritje e prej rreth 37 për qind krahasuar me periudhën TM1-2012 ku investimet kanë kapur shifrën prej 3,485,146 €, përkatësisht janë rritur për 18 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)