02 Maj 2024

Kosova e Sllovenia nënshkruan marrëveshje në fushen e sigurimeve

Prishtinë, 13 shtator - Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes së kompanive të sigurimeve, Guvernatori Gani Gërguri dhe Drejtori Sergej Simoniti kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimit midis Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Sllovenisë.

Korniza e përgjithshme e kësaj Marrëveshje bazohet në Parimet Bazë të Sigurimeve për Mbikëqyrje Efektive të Sigurimeve të miratuara nga ana e Asociacionit Ndërkombëtar të Mbikëqyrësve të Sigurimeve.

Kjo Marrëveshje, kryesisht adreson cështjen e këmbimit të informacionit midis dy rregullatorëve me fokus në bashkëpunimin reciprok në fushën e licencimit të kompanive të sigurimeve, auditimit dhe ekzaminimit të tyre si dhe njoftimit mbi ndryshimet ligjore dhe rregullative në të dyja vendet.

Theks i vecantë i është dhënë bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe masave përmirësuese për kompanitë e sigurimeve me qëllim që të sigurohet në vazhdimësi stabiliteti dhe qendrueshmëria e kompanive të sigurimeve.

Palët nënshkruese janë pajtuar që të mbajnë takime të rregullta lidhur me mbikëqyrjen prudenciale të sigurimeve të ndërmarrë në të dyja vendet, ndërsa në baza vjetore do të shqyrtojnë zhvillimet e sistemeve të tyre rregullative dhe mbikëqyrëse.

Aktualisht në tregun e sigurimeve të Kosovës operojnë dy kompani të sigurimeve nga Sllovenia – “Illyria”sh.a. dhe “Illyria Life”sh.a.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)