03 Maj 2024

Kosova e Shqipëria, marrëveshje për njohjen e patentë-shoferëve

Tiranë, 12 qershor - Ministri i Infrastrukturës,  Fehmi Mujota , me ftesë të homologut të tij Sokol Olldashi po qendron për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Me këtë rast dy ministrat diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin midis dy vendeve tona e veçmas ne sektorët e transportit dhe insfrastrukturës .

Bashkërisht u konstatua se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Qeverive  janë të shkëlqyera.

Me këtë rast në emër të Qeverive të të dyja vendeve Mujota dhe Olldashi kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit për automjete - patentë-shoferëve të shtetasëve të dyja vendeve.

Kjo marrëveshje bëhet në një moment shumë të rëndësishëm pasi përkon me fillimin e sezonit turistik në Shqipëri.

Me anë të saj eliminohen pengesat dhe pritjet e gjata të drejtuesëve të makinave të udhëtarëve dhe mallërave, poashu kjo marrëveshje  do ti lehtësojë edhe mërgimtarët tanë të cilët shfrytëzojnë territorrin e Shqipërisë për pushimet e verws  në atdhe.

Mujota e informoi homologun Olldashi edhe për zhvillimet e sektorëve tjerë të transportit pastaj për projektet me rëndësi nacionale  si përfundimin e Rrugës së Kombit dhe fillimin e projektit  të autostradës që lidhë Prishtinën me Shkupin, për të cilin tani më Qeveria e Kosëovës ka miratuar edhe vendimin mbi formimin e Komisionit ndëministror  për imnplementimin e këtij projekti kapital.

Ministri Mujota e siguroi ministrin Olldashi por edhe opinionin shqiptar se më 27 nentor do të përfundojnë  60 kilometrat e Autostradës, Vërmicë-Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)