25 Prill 2024

Kosova dhe Zvicrra nënshkruan marrëveshjën për shërbimet ajrore

Prishtinë, 30 nëntor - Sot, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, dhe  Lukas Beglinger, ambasador i Zvicrës në Republikën e Kosovës, nënshkruan marrëveshjën dy palëshe midis Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerrane, dhe e cila marrëveshje do të rrgullojë shërbimet e rregullta ajrore.

Lidhur me rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ndërmjet këtyre dy vende, ministri Limaj tha:

”Kjo është marrëveshja e parë bilaterale e transportit ajror që po nënshkruhet nga Republika e Kosovës. Kemi një kënaqësi të veçantë që kjo marrëveshje po nënshkruhet me Zvicrrën, duke pasur parasysh raportet shumë të mira, midis vendesve tona dhe fakti që në Zvicërr jeton një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë, transporti ajror midis Kosovës dhe Zvicrrës, përbënë rreth 30 për qind të tërë transportit ajror në Kosovë”.

Marrëveshja e cila po nënshkruhet sot, është në frymën liberale të tregut, të lirë dhe mundëson numër të pakufizuar të fluturimeve të rregullta midis dy vendeve tona.

Kjo marrëveshje stimulon konkurrencën në treg, gjë që do të rrisë mundësitë, e fluturimeve me çmime më të lira, për qytetarët tanë dhe për çdo kënd tjetër që është i interesuar të udhëtojë midis Kosovës dhe Zvicrrës.

“Kosova është në proces të negocimit të marrëveshjës bilaterale të transportit ajror, edhe me SHBA-të dhe Turqinë, ndërsa në anën tjetër, Kosova është pjesë e marrëveshjeve, multilaterale për hapsirën e përbashkët evropiane për aviacionin në të cilën bëjnë pjesë, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe vendet e rajonit këtu në Ballkan” vlerësoi ministri Limaj.

Mendoj se ky është lajm i mirë për diasporën kosovare posaqërisht, lajm i mir për të gjithë qytetarët tanë që shkojnë dhe vijnë në Zvicërr, nga Cyrihu i cili është si urëlidhëse me të gjitha qendrat tjera botërore, ka potencuar Limaj.

Kjo marrëveshje është një lajm i mirë edhe sa u përket çmimeve, në mënyrë që të stabilizohet ky treg tepër i rëndësishëm ajror, dhe këtë po e bëjmë me vendin mik Zvicrrën e cila në çdo kohë iu ka gjetur Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas ministrit Limaj, kjo marrëveshje është në përputhje me frymën liberale të tregut të lirë dhe mundëson liri të pakufizuara trafiku për kompanitë e rregullta ajrore të të dy vendeve. Udhëtaret do të kenë mundësi më të mëdha fluturimi midis Kosovës dhe Zvicrës me çmime më të lira dhe pa ngritje te paarsyeshme të çmimeve gjatë sezonit veror.

Regjimi liberal i trafikut ajror midis Kosovës dhe Zvicrrës, i implementuar edhe më parë nga MTPT-ja përmes një memorandumi të mirëkuptimit me shtetin zviceran, ka mundësuar hyrjen e kompanive të reja në treg, shërbime më të mira dhe çmime më të ulëta për udhëtarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)