02 Maj 2024

Kosova dhe EBA arrijnë marrëveshje për transportin ajror

Prishtinë, 18 shtator - Me 17 dhe 18 shtator, me qëllim të negocimit të një marrëveshjeje bilaterale të transportit ajror u mbajtën takimet në mes të delegacionit  të  Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe atij të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Delegacionet u kryesuan nga Drejtorët e Përgjithshëm të Aviacionit Civil, të Kosovës, Dritan Gjonbalaj si dhe Saif Mohammed Al Suwaidi, nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pas diskutimeve u arrit pajtimi i dyanshëm për tekstin e marrëveshjes, i cili u parafua nga kryesuesit e delegacioneve të qeverive të të dy vendeve.

Marrëveshja e parafuar pritet të nënshkruhet nga ministrat e digastereve përkatës në një moment të përshtatshëm protokollar.

Përmes kësaj marrëveshje krijohet baza ligjore për fillimin e fluturimeve të drejtpërdrejta midis Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe aeroporteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Marrëveshja është e frymës liberale, pa asnjë kufizim në numrin e fluturimeve, numrin e kompanive ajrore apo kapacitetin që do ta ofrojnë.

Palët negociuese veç marrveshjes ndërshtetrore e nënshkruan edhe një memorandum mirëkuptimi, përmes të cilit palët marrin përsipër ta implementojnë përkohësisht tekstin e dakorduar të marrëveshjes, deri në kompletimin e kërkesave të brendshme ligjore të të dy shteteve për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjes. 

Autoritetet e aviacionit civil të të dy vendeve gjithashtu u dakorduan të fillojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbikëqyrjes së sigurisë së aviacionit civil.

Para fillimit të negociatave, delegacioni i EBA-së u prit nga Ministri Mujota, i cili, përveç tjerash, tha: “ Lidhja e marrëveshjes së transportit ajror në mes të  Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, jo vetëm që do të krijojë bazë ligjore për zvogëlimin e largësisë midis dy vendeve tona, por gjithashtu do të hapë perspektiva të reja për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer në të gjitha fushat. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për afrimin e popujve tanë dhe rritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)