02 Maj 2024

Korrupsion, nepotizëm e keqpërdorime në trafikun urban

Prishtinë, 29 mars - Korrupsion, nepotizëm e keqpërdorime thuhet të ketë në ndërmarrjen “Trafikun Urban” të Prishtinës.

Në një letër anonime që ka mbërritur në adresë të medieve në emër të punëtorëve të kësaj ndërmarrje, thuhet se kjo gjendje po vazhdon tash e disa kohë. Me këtë letër kërkohet nga kryetari Isa Mustafa që të ndërmarrë hapa për përmirësimin e gjendjes.

Por, këto akuza i hedh poshtë kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Bekim Gashi, emri i të cilit përmendet në letrën anonime, raporton KTV.

Në anën tjetër, sindikalistët e “Trafikut Urban” dyshojnë se kjo letër është shkruar nga disa punëtorë të pakënaqur, të cilët rishtazi janë ndëshkuar për mosparaqitje në punë.

Organizata INPO, e cila monitoron aktivitetet e Komunës së Prishtinës dhe të ndërmarrjeve publike, nuk e mohon mundësinë e ekzistimit të disa prej problemeve të përmendura në letër.

“Trafiku Urban” shumë shpejt pritet të marrë një donacion prej 5.5 milionë eurove, 2 nga Komuna e Prishtinës dhe 3.5 të tjerë nga Qeveria japoneze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)